"Ju Flet Moska" - A thua nuk e kuptoi salla e OKB se Zarife Hasanaj u vra për 27 mijë $?

"Ju Flet Moska" - A thua nuk e kuptoi salla e OKB se Zarife Hasanaj u

Gazetari dhe moderatori i emisionit “Ju Flet Moska” në RTV Ora, Kastriot Myftaraj trajtoi temën “A thua nuk e kuptoi salla e OKB se Zarife Hasanaj u vra për 27 mijë dollarë?”

Kastriot Myftaraj: Në fjalimin që kryeministri Rama mbajti në OKB, ndër të tjera përkujtoi edhe dy ushtarakët shqiptarë të vrarë në një mision të NATO-s në Letoni, këtë vit.

Ata që dëgjojnë në sallën e OKB-së dhe publiku tjetër që dëgjojnë fjalimin e kryeministrit shqiptar janë njerëz që kuptojnë, kanë njohuri. Ata e dinë se në trupat e NATO-s  sot nuk vriten ushtarë duke çmontuar mina. Mund të vriten ushtarë me misione në terren ku janë vendosur mina që nuk i dinë, por jo në poligone ku bëhet çmontimi dhe stërvitja. Arsyeja është se prej shumë vitesh ushtarakët që merren me çmontimin e minave janë të veshur me kostume të posaçme që i mbrojnë në rast shpërthimi aksidental.

Zarife mbështeti një gju në tokë, ndërsa ishte duke çmontuar një minë. Zarife nuk u vra nga mina që po çmontonte, por nga një minë tjetër që e shkeli dhe nuk e dinte.

Ajo nuk do kishte vdekur nëse do ishte veshur me një kostum enkas për atë punë. Ky kostum, prodhim i vitit 2013 kushton 27 mijë dollarë. Pra për 27 mijë dollarë u vra Zarife Hasanaj, ushtarakja shqiptare. Megjithëse bëri një akt vetësakrifikimi, shteti shqiptar e dërgoi si kamikaze në mision. Të shkosh të çmontosh mina pa kostumin përkatës do të thotë kamikaz. Zarifja dhe eprori i saj u vranë sepse paratë, të cilat duhet të ishin shpenzuar kanë shkuar për shpenzime të luksit.

EMISIONET