Emisioni “Ju Flet Moska” në RTV Ora analizoi ditën e sotme pasojat që tërmeti la pas, por jo dëmet materiale të ndërtesave.

Në analizën që gazetari Kastriot Myftaraj bëri, evidentoi shtetin si strukturën më të dobët që u zbulua nga lëkundjet.

Kastriot Myftaraj: Ky tërmet i madh vuri në provë jo vetëm ngrehinat prej betoni, hekurat, tullat ndërtesat pra. Vuri në provë ngrehinat e tjera pra, shoqërinë shtetin, popullin liderët tanë. Tërmeti pra ishte një test i përgjithshëm. Shteti me strukturat e saj doli të jetë ngrehina më e dobët sepse nëse do të kishte qënë i vetmi që do ta përballonte krizën do t kishte qënë një katastrofë e plotë. Sigurisht mund të thonë që askund nuk është vetëm shteti ai që e përballon krizën, është Shoqëria Civile, organizatat humanitare, ndihmat e huaja. Por problemi është se këtu tek ne, ajo pesha që duhet të mbante shteti ose roli rregullator për mbarëvajtjen e të gjitha këtyre. Pra shteti nuk ishte mungues vetëm në ndihmën e drejtëpërdrejtë por ishte mungues dhe në rregullimin e ndihmës të ardhur nga aktorë të tjerë. Shteti kur themi ishte mungues në rolin e tij si rregullator. U nisën drejt Kosovës një numër i madh udhëtar të dëmtuarish nga tërmeti. Autoritetet e Kosovës thanë se një pjesë e madhe e tyre  nuk ishin të dëmtuar por kishin shkuar në Kosovë thjesht duke mbushur autobusët të cilët u nisën nga njerëz përsëri pa koordinim me shtetin. Dhe duke i dhënë shpresa të rreme atyre që u nisën se si të dëmtuar nga tërmeti mund të shkonin si azilantë në Europën perëndimore. Në Gjermani, Zvicër e më tutje. Pra thjesht u mbushën autobusët pork u ishte shteti? Askund.


Për të mësuar analizën e plotë shihni videon e emisionit të plotë

Screenshot_4

/Ora News.tv/