"Ju flet Moska" - Si ShBA e shpëtoi Shqipërinë në 1948 nga gëlltitja prej Jugosllavisë

"Ju flet Moska" - Si ShBA e shpëtoi Shqipërinë në

Emisioni "Ju flet Moska" në RTV Ora analizoi sot se si ShBA e shpëtoi Shqipërinë nga bashkimi në republikën Jugosllave.

Gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se Stalini i propozoi nga Jugosllavisë që të gëlltiste Shqipërinë në rrethin e saj.

Kastriot Myftaraj: Këto ditë kur një nga temat e rëndësishme është ajo që ka të bëjë me nismën e vendeve të Ballkanit Perëndimor, për të cilën Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç nuk ngurron ta quajë me emrin e vërtetë Jugosllavia minus Kroacia dhe Sllovenia plus Shqipëria. Pra mburret se është krijuesi i Jugosllavisë së re. Pra këto ditë jemi pranë datës së 147 vjetorit të vdekjes së Presidentit amerikan Truman. Ka vdekur një ditë pas Krishlindjeve. Presidenti Truman është i lidhur me një ngjarje thuajse të panjohur shumë në historinë tonë por që del nga dokumentet dhe që e bën Trumanin që të jetë në një vend pranë Ëilsonit i cili dihet se shpëtoi Shqipërinë në vitin 1920 nga copëtimi. Trumani ka qenë Presidenti i ShBA-së në vitet 1945-1953.  Në vitin 1948, Stalini në bisedat që pati në Kremlin me udhëheqësit Jugosllav u tha hapur gëlltiteni Shqipërinë. Dhe siç dihet ishin bërë të gjitha përgatitjet që Shqipëria të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë.

Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit.

EMISIONET