"Ju flet Moska": Si nisi historia jonë moderne nga një kamarier kuksian

"Ju flet Moska": Si nisi historia jonë moderne nga një

Në rubrikën e tij "Ju flet Moska", Kastriot Myftaraj ka analizuar historinë moderne shqiptare. Ai thotë se kjo histori filloi nga një kamarier nga Kukësi.

Myftaraj: Historia moderne shqiptare nis me Lidhjen e Prizrenit në 1878, lëvizje politike kombëtare me të cilën realisht nis dhe promovohet para botës aspirata e shqiptarëve për shtetformim.

Është një pikturë e njohur e Kuvendit të Prizrenit ky Abdyl Frashëri flet para një auditori ku bien në sy figura të shquara kombëtare nga Prizreni, Sulejman Vokshi, Omer Prizreni etj. Por si cdo lëvizje e madhe kombëtare, revolucionare në kuptimin e një lëvizje të madhe ndryshuese në shoqëri ka pasur nevojë edhe për dikë që të shkrepte armën e parë. Kështu ka ndodhur në revolucionin amerikan, francez, anglez dhe kështu duhet të ndodhte edhe në Lidhjen e Prizrenit.

Historia jonë moderne nisi me këtë shkrepje arme. Kjo ka ndodhur në 27 gusht në Prizren. Autori është Ramadan Zaskoci, një djalë nga fshati Mamëz i Lumës të Kukësit të sotëm, 18 vjec punonte si kamarier në Prizren. Në Prizren ndodhej telegrafisti i Mehmet Ali Pasha, i cili ishte një gjerman i konvertuar në mysliman. Një aventurier i ardhur në Perandorinë Osmane. Ky kishte ardhur nga Sulltani me mision për të detyruar shqiptarët të zbatonin vendimet e kongresit të Berlinit për të lëshuar territore në dobi të fqinjve, në këtë rast të Malit të Zi.

Mehmet Ali Pasha ishte i shoqëruar nga disa batalione ushtarake, por për komunikimin varej vetëm nga një telegrafist dhe telegrafi ishte atëhere cfarë është sot interneti dhe telefoni.

Vrasja e telegrafistit i cili fyeu këtë djalosh lumjan në kafen gjatë kohës që po i shërbente e la Marshallin turk pa komunikim me qendrën, jo vetëm me Stambollin, por edhe me Shkupin. Kështu që ngeli i ngujuar në Gjakove ku u rrethua dhe u vra pas disa ditësh në 7 shtator 1878. Pra arma e këtij djali ku si ja nisi historinë moderne shqiptare në kuptimin që kur nisi Lidhja Shqipëtare e Prizrenit askush në Europë nuk e mori seriozisht sepse menduan se e ka krijuar qeveria Osmane për të shmangur vendimet e Kongresit të Berlinit. Shqiptarët i shikonin si një popull mysliman e cila ishte nën urdhërat e sulltanit, rebelohej por përsëri i bindej atij.

Kjo ishte arsyeja dhe që e detyruan Sulltanin fuqitë e mëdha që të dërgonte një të dërguar të nivelit të lartë për ti bindur.

Vrasja e Marshallit turk të njohur për një përshtypje të madhe në Europë, aq më tepër rrethanat si u vra i rrethuar përreth një javë. Këto bënë që Europa të shikonte që shqiptarët nuk po bëjnë një lojë me Sulltanin dhe e kanë seriozisht dhe u përgjakën me Perandorinë deri duke i vrarë edhe njeriun  që i kishte përfaqësuar në Kongresin e Berlinit.

Kështu nisi historia moderne me një djalë nga Kukësi, i cili shfaqet përsëri në 1912 kur ushtria serbe arrin në Kukës dhe po dilte në Durrës, ishte fundi i tetorit 1912, Ismail Qemali nuk ishte nisur ende në Vienë. Dimë datën e saktë 30 tetor kur serbet ishin duke hyrë në Kukës dhe qëllimi ishte të dilnin në Durrës dhe të bllokonin rrugën, Ismail Qemali do arrinte në Durrës në 25 nëntor. Nëse do tia kishin arritur kësaj Ismail Qemali nuk do të kishte ku të zbriste nga anijet austriake, Vlora ishte e bllokuar nga flota greke kështu që do të mbetej pavarësia e pashpallur, ose do arrihej ajo që do thoshin fqinjët ballkanik me dashakeqësi, që shqiptarët nuk e shpallin nga brenda pavarësinë por nga jashtë.

Por përsëri u shfaq Ramadan Zaskoci dhe në 30 tetor 1912 kur në kohën që Serbia po hynte në Kukës, që Turqia po fiton luftën, ndërkohë Turqia kishte arritur në portat e shpive dhe sic thotë kënga: Ky ish kamarier shpëtoi rrjedhën e historisë së Shqipërisë.

Sot qeveria shqiptare që ve tra atje ku forcat serbe donin dikur kufirin në Kalimash kryeministri Rama duhet ta dijë se si puna e këtij djalit lumjan ka mijëra djem lumjanë sot.


EMISIONET