Gazetari Kastriot Myftaraj analizoi në emisionin e tij “Ju flet Moska” në RTV Ora shprehjen e vjetër korçare “Na çau morri i Serbit”.

Myftaraj tha se kjo shprehje nuk ka të bëjë me urrejtjen por tregon një papastërti të madhe e të skajshme.

Kastriot Myftaraj: “Janë disa shprehje popullore të krijuara në rrethana të caktuara historike të cilat makineria e kujtesës popullore i ka ruajtur shpesh duke harruar ngjarjen në të cilën janë krijuar, ngjarjen historike. Historiani dhe gazetari duhet të kërkojë si arkeolog për të kuptuar atë nismëtarinë e këtyre lloje shprehjesh dhe ka shprehje të çuditshme që duken pa lidhje por kanë formim historik.

Kam lindur në Korçë. Atje përdoret një shprehje që njihej nga korçarët. Duket pa kuptim dhe e importuar por Korça ka të bëjë drejtpërdrejt me Serbinë. Si ka ndodhur që kjo shprehje të jetë në Korçë. Në fakt e ka një kuptim. 

Nga vetë përmbajtja shprehja tregon një papastërti të madhe, të skajshme dhe disa njerëz të panjohur na sollën ca morra të mëdhenj që më tepër të çanin sesa të pickonin. Është një shprehje, e cila nuk ka të bëjë me urrejtjen, madje këta njerëz nuk i përmend me urrejtje. Është një shprehje, po ta shkoni, elegante në brendinë e saj. E lë hapur atë që si u ka ndodhur këtyre njerëzve që u kanë sjellë këta morra.

moska

/Ora News.tv/