Emisioni "Ju Flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora sqaroi këtë të hënë shkakun e krizës që ka përfshirë Bashkimin Evropian.

Ai shpreh se kjo krizë është normale për një strukturë si BE-ja dhe se kjo çështje prek edhe Shqipërinë.

Kastriot Myftaraj: Kriza e Bashkimit Evropian e cila deri tani ishte përfolur si një temë jozyrtare në rrafsh të medias, qoftë edhe nga zyrtarë të BE-së ose nga politikanë të lartë europian, ose nga pushtetarë të vendeve të rëndësishme europiane. Kjo krizë falë artikulimeve që ka bërë presidenti francez Macron është bërë temë zyrtare e BE-së. Franca po këmbëngul që shumë çështje brenda BE-së në agjendën e Brukselit, të kushtëzohen me gjetjen e një formule zgjidhje për këtë krizë të saj. Ai pranoi zyrtarisht që BE është në krizë. Dhe nuk ka asgjë të çuditshme që atje ku ka një strukturë që zgjerohet siç është BE, strukturë federale pavarësisht sa pranohet ose jo. Aty domosdoshmërisht që do të kemi një krizë. Hyjmë në rregullat e natyrës pak këtu. Ashtu siç ndodh në univers që nga shpërthimi i madh dhe zgjerimi, fillon dhe njëkohësisht procesi i entropisë. Mund të quhet kriza e universit ose vdekja e tij. BE është zyrtarisht në krizë dhe kjo na prek edhe ne sepse me zgjidhjen e kësaj krize është kurorëzuar fillimi i periudhës së re të zgjerimeve.

Për të ndjekur analizën e plotë mbi krizën e Bashkimit Evropian shikoni videon e emisionit të plotë

/Ora News.tv/