Në fokusin e emisionit "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj ishte instalimi i një diktature të butë të pambuktë në Shqipëri. A e duan ndërkombëtarët instalimin e një "diktaturë të pambuktë"? 

Kastriot Myftaraj: Bisedimet me atë që mund të quhet konferenca e ambasdorëve me qeverinë dhe opozitën. Një temë po e përdor që e ka prejardhjen që nga koha e krijimit të shtetit shqiptar nga një konferencë ambasadorësh të huaj që përfaqësonin vendet përkatëse fuqitw e medha. Pra kjo konference për reformën zgjedhore ka ngecur sepse opozita e cila u largua nga parlamenti pra PD dhe LSI dy partitë e mëdha opozitare kanë kundërshtuar projektin që iu ofrua për ta miratur. E nuk është çudi që projekti ka miratimin e kryeministrit Rama të PS në pushtet ka miratimin e ambasadores amrikane të ambasadorit të BE por edhe të disa ambasadorëve të tjerë të disa prej fuqive të ndyshme europiane ai britanik ai gjerman.

Miratimi dhe mbështetja e këtij projekti nga ana e gjithë ambasadorëve  të rëndësishëm ketyre që përbëjne atë që quhet faktori ndërkombëtar në Tiranë që ka peshë nuk ka shpejgim tjetër përvec atij sepse fakt ndërkombëtar  ai me peshë ai i partnerëve tanë vazhdon të qëdnrojë me pikëpamjen që në Shqipëri duhet të ketë një diktaturë të butë. Të butë në krahasim me diktaturën e egër të komunizmit, të butë por jo të pambuktë si të thuash, pra duhet të ketë një diktaturë të tillë të butë një partiake një autokraci pra të drejtuar nga një individ kryeministri Rama. Opozita duhet të insistojë si një opozitë e rrremë sa për fasadë pra për pamjen e jashtme për të treguar se ka opozitë. Pikërisht një formulë të tillë përmban projekti që iu vu në tryeze opozitës dhe opozita s’mund ta pranojë këtë sepse krerët e opozitës janë gati të pranojnë cdo gjë që u thonë ndërkombëtarët, me përjashtim të vetëvrasjejs së tyre politike, sepse ata ekzistojnë për të marrë pushtetin. Ky është qëllimi i ekzistencës së tyre si politikan, ti thuash që nuk do të merrni pushtetin do të thotë ti thuash të vdesin politikisht. Të vdesin politkisht për këta njerez është si për njerëzit e tjerë të vdesin fizikisht. Pra nëse i thonë ambasadorët një qytetari shqiptarë: - A e do SHBA vdis tani kuptohet do vdesë ai... nuk do bëjë vetëvrasje.  

Të njëjtën gjë nuk e bëjnë as Lulzim Basha apo “Luli Basha” siç e quan dhe Yuri Kim nuk  e bën as Kryemadhi. Lind pyetja pse ndërkombëtarët e duan këtë "diktaturë të butë"? Kjo është pyetje e rëndësishme sepse nuk mund te thuash që Lul Basha dhe Kryemadhi nesër kur të vijnë në pushtet nuk do të zbatojnë udhëzimet e Shba apo BE. Është e sigurtë që do e bëjnë kshtu sepsë qëllimi i tyre është pushteti nuk është se do paraqesin ndonjë model sfidues apo europian.  

Për më shumë shikoni videon e plotë

Screenshot_1

/Ora News.tv/