Ju flet Moska: Rudina Hajdari ka mision pesëfish të keq ndaj PD-së

Ju flet Moska: Rudina Hajdari ka mision pesëfish të keq ndaj

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora kishte në fokus të analizës së kësaj të hëne rolin e Rudina Hajdarit në politikë dhe PD.

Kastriot Myftaraj: Deputetja Rudina Hajdari në fillim të këtij viti, në protestat studentore tha se Partia Demokratike duhet ti digjte mandatet. Kjo u duk në fillim si një mënyrë që kjo deputete luante rolin ose të shëmbëllente me babain e saj, i cili përpiqej të mbante qëndrime të skajshme politike për të fituar popullaritet në rradhët e PD-së dhe dhe të zgjedhësve të saj, ndonëse kjo bëhej me cmimin që e paguante partia të shkonte në favor të rritjes së pikëve politike të zotit Hajdari tek militantët.

Duket se të njëjtën lojë po luan dhe vajza e tij, e shndërruar në deputete të PD-së brenda një nate. Por kur erdha koha më vonë që PD-ja i dogji mandatet, zonja Hajdari nuk e bëri këtë gjë. Sipas fjalorit politik që ajo ka mësuar dhe ka studiuar në masterat e saj duhet ta dijë se ekziston një fjalë që është agjent provokator. Agjent provokator është një njeri që hyn në lëvizje për ta nxitur atë për veprime ekstreme dhe pastaj vetë shmanget. Kjo është e shkruar në fjalorin politik.

Tërheqja e zonjës Hajdari tregoi se ajo ishte në PD me një skenar, vendimet nuk i merrte ajo, i merrte dhe vazhdon i merr dikush tjetër pas saj. Pra dikush i thotë, nxite PD-në të djegë mandatet ose më saktë vëre kryetarin e PD-së në vështirësi se ai ka thënë që do ti djegë mandatet. Ky dikushi nuk priste që PD-ja do ti digjte vërtetë mandatet.

Kur u dogjën vërtetë mandatet, ai dikushi që merr vendime pas zonjës Hajdari i tha: "Mos e digj mandatin tënd." Dhe zonja Hajdari ashtu veproi, si kukull politike e komanduar me fije.

Misioni i parë është si agjente provokatore, misioni i dytë është si nxitëse me një rol destabilizues në Partinë Demokratike dhe këtë e ka zhvilluar babai i saj, të cilit i ra vdekja si aureolë. Kishte shumë probleme për së gjalli, aq sa nuk po botohet një libër me fjalimet e tij sepse dihet si janë.

Një rol tjetër i saj është si duket për të nxitur atë problem të keq që pati PD-ja që dukej si parti e tropojanizuar në lidership, pra kur ndesheshin Sali Berisha dhe Azem Hajdari. Mesa duket, ajo dora që e komandon këtë e nisi të testojë krijimin e një partie dhe ky është misioni tjetër i keq. Kjo dora që e nxit dhe e mëson i tha testo njëherë me krijimin e një partie. Më pas u tërhoq, i tha jo.

Misioni i katërt i keq është roli i Hirushes që mbledh këto mbetjet e PD-së, ish-ët që do ti quaja xhuxhët politikë që nuk u bënë dot liderë.

Misioni i pestë i keq ndaj saj është se ajo ka mbështetjen editoriale të armikut më të madh të PD-së sot, Mero Bazes. Fakti që është bërë heroina e editorialeve tregon se Rudina Hajdari ka një mision të keq në PD. Këtë e kuptojnë të gjithë demokratët. Ta kuptojnë cfarë roli i kanë dhënë Rudinës.

I kanë dhënë rolin që ta marrë PD-në me ndihmën e qeverisë që të krijohet imazhi PD-Partia e tropojanëve. PD baraz Parti e Dragobisë. Prandaj Ramiz Alia e dubloi udhëheqjen e PD-së me një tropojan tjetër, Azem Hajdarin, të cilin pasi shkoi në Nju Jork në tetor 1990, ia rekomanduan Sali Berishën si kryetar të opozitën, të këshilluar nga Elez Biberaj.

Pastaj Ramizi për ti ngatërruar ujërat nxorri në lëvizjen studentore dhe Azem Hajdarin si figurë dubluese tropojane. Kjo lojë po luhet me të bijën tani për ti larguar shqiptarët nga Partia më e madhe e opozitës për të thënë që është dhe mbetet partia e tropojanëve.

EMISIONET