Emisioni “Ju Flet Moska” nga gazetari Kastriot Myftaraj trajtoi këtë puntatë “luftën” politike mes Presidentit Ilir Meta dhe qeverisë.

Në analizën që Myftaraj i bën konfliktit qeveri-Presidencë e konsideron si luftë civile.

Kastriot Myftaraj:  Konflikti midis qeverisë, me të edhe shumicës parlamentare nga njëra anë, në anën tjetër të Presidentit të Republikës vazhdon të thellohet dhe shkallëzohet deri sa këto ditë ka marrë përmasa të luftës civile. Presionet janë perceptuar në Presidencë në një mënyrë të tillë që, ajo ka reaguar duke thënë që Presidenti z. Ilir Meta është ushtari i parë i kombit në mbrojtje të republikës, të rendit kushtetues. Deklaratat luftarake që tregojnë se gjithçka shihet si një betejë e vërtetë. Gjithashtu nga Presidenca e Republikës kanë ardhur njoftime se populli do t’i përgjigjet thirrjes së Presidentit për mbrojtjen e rendit kushtetues dhe të republikës. Të gjitha këto tregojnë se ka një ndjenjë alarmi të fortë midis palëve. Të dyja kanë arritur në pikën kulmore të konfliktit.

Për të kuptuar më shumë për situatën politike në vend shihni videon e emisionit të plotë

moska1

/Ora News.tv/