Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka trajtuar çështjen e rrugës së Kombit, e cila ditët e fundit është kthyer në qendër të debateve, pas vendosjes së taksës.

Myftaraj: Ngjarja më e rëndësishme e këtyre ditëve në vend kanë qenë protestat për fillimin e zbatimit nga ana e qeverisë të pagesës së tarifës për qarkullimin në Rrugën e Kombit si dhe debati që ka ngjallur kjo çështje.

Palët kanë marrë qëndrime absolutisht të kundërta. Qeveria arsyeton drejt kur thotë se në të gjithë botën rrugë të tilla janë me pagesë. Ky është një rregull i përgjithshëm që për mirëmbajtjen e rrugës ka nevojë për pagesë, por në çdo rast ka të veçantën e vet.

Kjo rrugë e ka një të veçantë. Pra nuk mund të bëhet fjalë për zbatimin si një dosmosdoshmëri të pagesës së kësaj rruge pa u thënë e vecanta e kësaj rruge që mund ta shmangë këtë pagesë.

E veçanta e kësaj rrugë është se ndryshe nga gjithë projektet që kanë bërë vendet e rajonit, kjo është një rrugë që u ndërtua tërësisht me të ardhurat e buxhetit të shtetit shqiptar.

Kur debatohej për ndërtimin e kësaj rruge qeveria e kohës, qeveria Berisha bëri përpjekje për të marrë financim ndërkombëtar. Por të gjithë donatorët e huaj refuzuan ta marrin përsipër këtë gjë duke e quajtur projekt luksi për një vend si Shqipëria, madje madje duke nënkuptuar në pëgjigje të tyre se bëhej fjalë për një projekt nacionalist të lidhjes së Shqipërisë me Kosovën, një lloj boshti i Shqipërisë së madhe.

Edhe qeveria Berisha për të shmangur ato etiketimet nacionaliste u përpoq të thoshte se bëhej fjalë edhe për një projekt rajonal, përvecse ndërshqiptar.

U përpoq ta argumentonte se edhe Serbia e kishte dashur këtë rrugë dhe mund ta shfrytëzonte sipas rregullave të kohës, në kuadër të integrimit europian. Por Serbia heshte në atë kohë dhe këto argumenta nuk zunë vend.

Është e vërtetë që Serbia ka kërkuar me të madhe për qëllime tregtare një dalje në Adriatik në konferencat e fuqive të mëdha në 1913,1920.

Por çuditërisht kur po ndërtohej kjo rruga Serbia nuk shfaqi interes dhe serbët e kanë bërë shumë mirë llogarinë. Nëse do shfaqnin interes atëhere do t'i jepnin mundësi Shqipërisë të merrte financim ndërkombëtar.

Në atë kohë serbët ishin më të interesuar për të marrë financim për koridorin 10.

Kordirori 10 është një nga koridorët paneuropian që niset nga Salsburgu në Austri, kalon në Zagreb, del në Vojvodinë, Novisad, Beograd, Nish dhe shkon në Selanik.

Një zgjatim të këtij koridori kërkojnë të ndërtojnë serbët për tu lidhur me rrugën e Kombit.

Tani serbët si mjeshtra të propoagandës që janë, kur e panë që shqiptarët e ndërtuan në të dyja anët rrugën, i thanë BE shiko se për këtë rrugë kemi interes dhe ne dhe duam të ndërtojmë segementin ga Nishi në Merdar në kufi me Kosovën. Për ta vënë në sedër BE që të financonte rrugën i vunë dhe një emër, autostrada e paqes.

Koridori Nish-Merdar është 77 km i gjatë dhe sipas llogarive kushton 800 mln  dollarë të cilat Serbisë do tia paguajë BE.

Koridori në Serbi kalon në një terren tërësisht fushor, do ketë shumë pak ura dhe punime ose vepra arti. Krejt i ndryshëm nga terreni malor i Rëshen -Kalimash.

Serbia do ti marrë këto para dhe do ti shfrytëzojë për nevojat tregtare një rrugë për të cilat Shqipëria dhe Kosova e ndërtuan me paratë e taksapaguesve shqiptarë.

Rrugën e bëri Saliu, por me paratë e shqiptarëve, nuk u bë me paratë e Saliut.

Pra kryeministri shqiptar duhet të shkojë në Bruksel dhe të thotë; shiko tani, ne me sakrificë të madhe ndërtuam këtë rrugë, tani doli e vërtetë që kjo do shërbejë edhe si koridor rajonal. Prandaj duhet të na jepni dhe ne paratë, të na kompesioni për këtë gjë  që të jemi pothuajse të barabartë me Serbinë.

Në mos na jepni të gjitha paratë e rrugës, na jepni paratë e mirëmbajtjes që sipas llogarive për koncesionin del 400 mln euro për 35 vjet. Pra le ti paguajë BE këto para për shkak të specifikimit të rrugës që nuk e financoi atëhere dhe tani po e promovon si koridor  të paqes, se ndryshe marrëdhëniet serbo shqiptare kthehen në atë konventën ekonomike të 47 që edhe vetë Enver Hoxha e denoncoi se Serbia shfrytëzon Shqipërinë ekonomikisht.

Sot po flitet për një treg të Ballkanit Perëndimor i cili është tregu i vendeve ish-Jugosllave plus Shqipëria. Përjashto Slloveninë dhe Kroacinë që kanë hyrë në BE.

Nëse ky treg funksionon kështu është një gjë e padëshirueshme për shqiptarët. 

Çfarë e pengon Ramën të shkojë në Bruksel dhe të flasë me këtë gjuhë, pra më gjuhën e kërkesës për kompensim. E frenon Vuçiçi, miku i tij?! Pra i bie që ne të paguajmë  tarifa për Rrugën e Kombit, është taksa "Vuçiç". 

Tarifa për mirëmbajtjen e rrugës së Kombit na qenka një taksë për mirëmbajtjen e marrëdhënieve Rama-Vucic, që të duken në sytë e Europës që këta dy lider janë bërë lider europianë. Kjo është një kosto e papranueshme për shqiptarët.


/Ora News.tv/