Emisioni "Ju Flet Moska" në RTV Ora trajtoi mbrëmjen e sotme problematikën që ka sjellë tërmeti 6.4 ballë, i dy ditëve më parë (26 nëntor) në Shqipëri dhe se si duhet të reagojë shteti.

Gazetari Kastriot Myftaraj tregon se si shtete të ndryshme i shfrytëzojnë këto fatkeqësi për të bërë "shfaqje" pa e kuptuar shikuesi në vend që t'i ndihmojnë vërtet.

Kastriot Myftaraj: Kur një vendi i ndodh që të goditet nga një valë tërmetesh, e panjohur më parë duke u përqëndruar në një zonë të vendit që ndonëse ka qenë me goditje sizmike në të kaluarën përsëri nuk i ka patur me këtë shpeshtësi dhe forcë. Pra kur një vend ndodhet në një rrethanë të tillë, reagon sipas seriozitetit që e karakterizon. Vendet joserioze e kthejnë në show pa e kuptuar shikuesit, qofshin totalitare ose jo, japin pamjen e melodramës ku përloten, propagandiste e qeverisë së ekraneve, ka edhe ndonjë kritikë për qeverinë. Se kuptohet, që pa kritika nuk bëhet por e përgjithshmja është pozitive siç thuhej dikur në kohën e komunizmin dhe siç thuhet sot me dinakërinë më të madhe. Dhe qeveria vetë po bën pjesën e aparencës, të shfaqjes në publik ku detyrat e saj janë më të mëdha dhe serioze. Një qeveri, një shtet vërtet serioz merrte masa për të kuptuar çfarë po ndodh. U mor vesh që ne as kemi patur dhe as kemi shkencë të vërtetë sizmiologjike dhe kjo kuptohet për shpenzimet teknologjike që duhen.


Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë

moska

/Ora News.tv/