"Ju flet Moska": Pse ne nuk kemi detyrim të pranojmë refugjatë

"Ju flet Moska": Pse ne nuk kemi detyrim të pranojmë

Debati mbi ngritjen e kampeve për refugjatët në Shqipëri ishte në fokus të analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj edhe këtë të premte. 

Ai renditi arsyet se pse vendi jonë nuk ka asnjë detyrim për të pritur refugjatë nga bota islame.

Myftaraj: Në Shqipëri ka filluar këto ditë një propagandë interesante e disa zërave në media pro qeverisë të cilët duan të përgatisin opinionin publik, njerëzit, shoqërinë sikur qenka detyrim për ne shqiptarët që të pranojmë refugjatët nga bota islamike që këta i quajnë sirianë pavarësisht se e dinë mirë që një pjesë e vogël janë nga Siria kurse të tjerët kamuflohen  si sirianë dhe janë nga Pakistani, Afganistani, Bangladeshi, Irani, Afrika Veriore dhe Qëndrore, pra nga vende të varfëra njerëzit e të cilëve shikojnë Perëndimin si tokën e mrekullive. 

Këta njerëz thonë se dikur sirianët kemi qenë ne, ne  na priti Europa dhe tani kemi detyrimin t'ia kthejmë nderin. E vërteta është se në '90-'91 kur shkuam ne si refugjatë  ne Europa nuk na priti me komoditet në mënyrë të organizuar siç po kërkon të bëhet tani, dihet si na priti. Plus që Europa kishte detyrime ndaj nesh, 600 mijë shqiptarë kanë shkuar në Itali por mos të harrojmë se Italia na ka pushtuar dy herë brenda shekullit. Një vend pushtues dy herë, u pushtua 1 herë, kemi ende 1 pushtim të pa kryer nga ana jonë. Greqia ishte një vend fqinj me të cilin kishim marrë dhe dhënë në ditë të mira dhe këqia.

EMISIONET