Emisioni "Ju flet Moska" në RTV Ora trajtoi këtë të mërkurë dënimin e gangsterit Al Kapone për evazion fiskal.

Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj thotë se ai duhej të ishte dënuar si kreu i një organizate kriminale.

Kastriot Muftaraj: ''Besoj e keni dëgjuar të gjithë një fjali që përmendet shpesh në debatet tona televize kur është puna për luftën kundër krimit të organizuar, thuhet se Al Kapone gangsteri i famshëm amerikan i viteve 30, u dënua për shmangje nga pagimi i taksave, pra evazion fiskal. Ata që e thonë këtë thonë gjë duket sikur po thonë një të vërtetë të madhe, sikur po thonë një zbulim.'' Lind pyetja e thjeshtë, pse duhej parë ky njeri, një gangster i deklaruar që kishte krijuar një organizatë të madhe kriminale, kishte kërcënuar zyrtarë të të gjitha llojeve, kishte në shërbim të tij të gjithë politikanët.''

''Ai u bë kreu i shitjes së kundërligjshme të pijeve alkoolike, bëri çfarë bëri, bleu vota, përcaktoi fituesit kush do bëhej kryetar bashkie, shef policie. Ky njeri duhet të ishte dënuar si kreu i një organizate kriminale. Ende shumë dosje të tij nuk janë hapur. SHBA atëherë nuk kishte legjislacion për të dënuar krimin e organizuar, mund të duket qesharake. Al Kapone nuk dënohej dot edhe për mospagim taksash sepse deklaronte se nuk kishte të ardhura.''

''Ligji kërkonte deklarimin e të ardhurave dhe të plotësoheshin formularët. Njerëzit si AL Kapone nuk plotësonin formularë dhe aty e kapën.''

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë.

moska

/Ora News.tv/