Kastrit Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" sot ka folur për polarizimin politik dhe ekonomik. Në analizën e tij ai e krahason polarizimin gjeografik me polarizimin e shoqërisë.

Myftaraj: Në natyrë dhe në shoqërinë njerëzore veprojnë disa rregulla çuditërisht të ngjashme. Ju keni dëgjuar fjalët polarizim politik, polarizim ekonomik i një vendi.

Polarizimi është një shprehje figurative e polarizimit në natyrë. Pra polarizimi i skajshëm në natyrë dhe shoqëri është i rrëzikshëm.

Shumë pak njerëz e dinë se kur flasin për pole dinë polin e veriut dhe polin e jugut, por shumë pak njerëz mbajnë mend nga gjeografia që ka dy pole, poli i veriut gjeografik dhe poli manjetik, ashtu si poli gjeografik i jugut dhe poli manjetik. Nuk janë të dy identik.  Poli manjetik zhvendoset çdo vit me një distancë.

Në mënyrë të ngjashme funksionon dhe shoqëria njerëzore. Shoqëria njerëzore ka pol politik dhe pol ekonomik të kundërt. Ka një bërthamë që i mban të lidhur njerëzit në shoqëri, pra që polarizimi të mos kapërcejë masën, i bën të përgjithshëm qoftë elitat politike, ekonomike, intelektuale.

Nëse polarizimi kapërcen masat planeti humb formën që ka. Në saj të një ekuilibri ka këtë formën që shohim ne. Atëhere do kishte një formë të zgjatuar dhe do shpërthente, do dilte korja manjetike dhe planeti do shpërbehej.

E njëjta gjë vlen edhe në shoqërinë njerëzore. Në një vend ku rritet polarizimi ekonomik dhe kur them polarizim ekonomik dhe politik kuptoj pikërisht atë largësinë midis grupeve shoqërore në nivel ekonomik. Dmth nëse ka një pakicë të vogël të pasur, një shtrsë të mesme të vogël që vjen në zvogëlim, dhe një shtresë të varfër shumë të madhe, atëhere kjo quhet shoqëri e polarizuar. Kjo shoqëri e polarizuar është si një botë e deformuar që ka prirjen të shpërthejë në dhunë, në kaos dhe në procese të pakontrolluara.

Shoqëritë kanë përballuar polarizimin politik. PSH Europa dhe SHBA në vitet 60 kanë qenë shumë të polarizuara politikisht. Por këto ishin vite kur polarizimi ekonomik nuk shkonte paralel me polarizimin politik. Ekonomia e këtyre vendeve ishte në gjendje të mirë prandaj dhe u kapërcye polarizimi politik në vitet 80.

Kurse kur një shoqëri ka polarizimi ekonomik, plus polarizimi politik siç është shoqëria shqiptare, ky është një kombinimi më fatkeq për një vend. Kur një shoqëri ka polarizim ekonomik është  e pamundur që ta kapërcesh këtë pa e ndryshuar gjëndjen ekonomike.

Aty ku ka polarizimi ekonomik mund të ketë stabilizim të remë. Sepse në të gjithë botën shtresat e varfëra janë të prirura të mos e vlerësojnë votën dhe ta shesin.

Ky stabilitet është stabilitet i remë kur pordhohet nga këto procese. Kur ndodh që polarizimi ekonomik e bën efektin dhe efektin do ta bëjë në mënyrë të pashmangshme. Pse? Sepse njerëzit preken në mënyrën e jetesës në mënyrë të papërballueshme dhe aty kalohet në procese të papritura, kaos, anarki që befasin shtetin. Shteti në këto vende vihen në gjumë nga një stabilitet i remë. Ndodhi në Rusinë e vitit 1917, gjendja e keqe ekonomike, masat popullore rrinin si të shushatura, por shpërthimi erdhi shumë befasisht.

Në Shqipërinë e kohës së sotme është një situatë e ngjashme në kuptimin që ka stabilitet politik që po të shikosh nga jashtë duket i përkryer. Një parti ka fituar pushtetin me vota, si i ka marrë ato është tjetër histori. Por stabiliteti politik në kushtet e polarizimit ekonomik është një gjë e reme që herët ose vonë do të shpërthejë dhe ato ngjarjet e Kukësit këtë treguan. Por kam përshtypjen se nuk shërbyen si paralajmërim se këtu duhet një ndërhyrje e thellë që të moderohet dhe zvogëlohet polarizimi ekonomik i vendit.

U panë si ercese të pordhuara nga opozita. Por opozita do të bëjë punën e vet. Duhet të dimë një gjë që asnjë opozitë nuk e ngre dot popullin pa pasur një zëmërim të brendshëm. Edhe në 1997 opozita e kohës, PS po të mos kishte ndodhur ai polarizimi ekonomik që sollën firmat piramidale vështirë se do të ndodhnin ato që ndodhën. Është kohë për tu menduar thellë për të kapërcyer polarizimin ekonomik.


/Ora News.tv/