"Ju flet Moska": PD, lideri i saj dhe ligji i pa shkruar i politikës

"Ju flet Moska": PD, lideri i saj dhe ligji i pa shkruar i

Zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike ishin në fokus në analizës së emisionit "Ju flet Moska" të Kastriot Myftaraj.

Myftaraj: PD, partia kryesore e opozitës këto ditë gjendet në një debat të brendshëm që në një kontekst më të gjerë është pjesë e krizës së kësaj partie pas disa humbjesh rresht në zgjedhjet parlamentare dhe ato vendore. PD gjendet në një fazë kritike në të cilën janë gjetur shumë parti në Europën  ish-komuniste dhe më gjerë.

Ekziston një ligj i pa shkruar i partive politike, një ligj të cilën unë do ta formuloja në këtë mënyrë: Nëse një parti e madhe e cila është një parti e  cila rivalizon për atë se kush do të vijë në qeveri, pra nëse një parti e madhe humb tre herë rresht zgjedhjet parlamentare aq më tepër me një rezultat në rënie atëherë kjo parti reduktohet në një parti të vogël. PD ka humbur dy herë zgjedhjet në 2013 dhe 2017.

Në të dy herët rezultati ka ardhur në rënie. Është një krizë e partisë por edhe një krizë e liderit të kësaj partie, zoti Basha që këto ditë po zbulon atë pasigurinë e madhe që ka edhe në të ardhmen si drejtues i partisë kur pasi ka humbur një palë zgjedhje parlamentare duke qenë partia nën drejtimin e tij.

Tani e refuzon të bëjë ndryshime statutore të tilla që e ndëshkojnë liderin e partisë për humbjen e dytë rresht. Thelbi i debatit në PD është që humbja e dytë rresht në zgjedhjet parlamentare, aq më tepër me rezultate në rënie,  duhet të ndëshkohet me largimin e kryetarit. Çdo lider që ka minimumin e përgjegjshmërisë që dy humbje rresht në zgjedhjet parlamentare janë tepër për partinë aq më tepër që një humbje e ka pësuar me liderin paraardhës.

Humbja e 2013 që nxori partinë në opozitë, nuk është ndonjë humbje e madhe për tu fajësuar se vinte pas 8 vitesh qeverisje. Basha e di që PD          nuk mund ti rezistojë kësaj situate që nuk i kanë rezistuar dot parti më të konsoliduara në Europën Lindore ish-komuniste ku humbja e tretë rradhazi ka sjellë dekurajimin e madh të elektoratit, anëtarësisë së partisë dhe partia nuk ka mundur dot të mbijetojë si parti er madhe.

Por kemi një rast në Maqedoni, LSDM. Humbi katër palë zgjedhje rresht, 2006, 2008, 2011 dhe 201 4. Por këtu të mos harrojmë një gjë. LSDM humbi zgjedhjet në një periudhë të shkurtër kohë, zgjedhjet e parakohshme që impononte qeveria. Partia qeveritare VMRO-DPMNE ndjehej e fuqishme dhe bënte zgjedhje në mes të mandatit. Tre palë zgjedhje LSDM i ka humbur në 5 vjet. Kjo ka bërë që humbjet të mos ndjeheshin fort.

Humbja e shtrirë në kohë ndihet fort tek anëtarësia që rri larg pushtetit,larg administratës. Por në vende si Shqipëria dhe Maqedonia ku çdo lloj mirëqënie e një grupi shoqëror lidhet nga marrëdhënia me qeverinë i bie që ky grup shoqëror të varfërohet. Pesë vjet nuk janë njëlloj si 12 vjet. Gjithësesi LSDM nuk i njohu zgjedhjet e treta të 2011, i quajti të manipuluara dhe luftoi fort për to.

U përpoq qeveria të legjitimohej në 201 4 dhe nuk ja arriti dhe në 2016 LSDM ia doli të rikthehet në pushtet. Nuk përbën rast si PD, përbën një rast më luftarak për ata do të tentojnë që këtë ligjin e pa shkruar të PD ta përmbysin me rastin e LSDM. Nuk është LSDM as një përjashtim që vërteton rregullin, është një rast brenda këtij rregulli. PD nuk ka ndonjë shenjë që të veprojë si LSDM në mandatin e tretë. LSDM ua bëri të qartë ndërkombëtarëve që nuk do të njihte zgjedhjet e treta të fituara nga kjo parti, vuri një vijë të kuqe.

Zgjedhjet e treta nuk ja njoh tha, sepse është një shumicë e krijuar nga qeveria. Në vende me një polarizim ekonomik siç është dhe Shqipëria, më tepër se Maqedonia, partia në pushtet e ka të lehtë të krijojë një shumicë votash qeveritare. Marrin të punësuarit në punë shtetërore plus familjarët e tyre, nga ana tjetër firmat pranë qeverisë që marrin tenderat dhe të punësuarit e tyre që i detyrojnë të krijojnë grup elektoral pro qeverisë dhe pjesa më e varfër e popullsisë që e shet votën lirisht dhe lirë.

Me këto tre grupime një qeveri që rri gjatë në pushtet e ka të lehtë të krijojë një elektorat të vetin dominues. Por LSDM ua bëri të qartë dhe qeverisë dhe ndërkombëtarëve që këtë lojë nuk ta njoh. Nxirr sa të duash rezultate. PD as nuk e shtron këtë gjë. Megjithëse do të gjendet në zgjedhjet e ardhshme pranë një zgjedhje të tillë.  Detyrimisht me Bashën shkon drejt reduktimit në një parti të vogël.


EMISIONET