Kastriot Myftaraj përmes një analize në emisionin "Ju Flet Moska" në RTV Ora vlerëson se në Shqipëri prej 26 nëntorit ka nisur një revolucion politik me një njeri.

Për Myftaraj, kryeministri Edi Rama e ka shfrytëzuar këtë situatë për të përqëndruar më shumë pushtetin e tij dhe për të eleminuar politikisht kundërshtarët.

Kastriot Myftaraj: Revolucionet janë ngjarje të mëdha dhe të rralla në jetën e një vendi. Ndodhin më rallë se tërmetet e mëdha shkaktohen nga ngjarje të tjera madhore, shpesh për shkak të luftërave të mëdha kurse në kontekstin e tyre por edhe në rrethana të tjera. Flas për revolucionet politike të cilat sjellin përmbysje shoqërore, rikonfigurim të pushtetit në atë masë që nuk e sjellin zgjedhjet kurrë. Dhe kur flasim për revolucionet të tilla politike na vinë ndërmend ato terma që nxiten nga udhëheqësit për t'ju drejtuar pallateve të pushtetit politik, gjyqësor etj. Por këto janë revolucione nga poshtë, por ka revolucione dhe nga lartë. 

Ato janë ku një njeri që zotëron pushtet vendos befas të bëjë një revolucion, befas për të tjerët pasi për të mund të jetë i parapërgatitur, të bëjë një revolucion për të ndryshuar strukturën politiko-shoqërore të vendit. Shpesh në interesin e vet. Të rrallë janë ata liderë që bëjnë reforma në interes të reformave, shëmbulli i Gorbaçovit më vjen në mendje. Shumica e këtyre njerëzve që bëjnë revolucione nga lartë e bëjnë për të përqëndruar pushtetin. Edhe duhet të ndodhë diçka, një ngjarje e madhe që të krijojë situatën e duhur dhe rrethanën e përshtatshme. I tillë ishte tërmeti në Shqipëri. Që prej 26 nëntorit, në Shqipërika nisur një revolucion politik i një njeriu, me një njeri, prej një njeriu. Ky person është kryeministri Edi Rama.

Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit të plotë.

/Ora News.tv/