Emisioni "Ju Flet Moska" në RTV Ora vendosi këtë të martë në krahasim realitetin në vend mes dy epokave, atë të Ramës me Enver Hoxhën.

Kastriot Myftaraj: Shtetet e ndryshme të cilët gjenden në kriza humanitare dhe një tërmet me pasoja të dëmshme në njerëz dhe dëme të tjera materiale është një krizë humanitare. Pavarësisht sa e madhe që është kjo fjalë dhe janë përmasa që ndryshojnë pastaj. Është një krizë humanitare e lokalizuar në një qytet ose në territorin e një Bashkie. Është një krizë humanitare diçka më e gjerë dhe më e rajonalizuar. Kriza që përfshijnë të gjithë vendin. Pra Shqipëria me tërmetin e 26 nëntorit u gjend në një situatë krize humanitare, nëse ishte një krizë rajonale apo diçka më gjerë. Gjithsesi ajo përfshiu Durrësin dhe Tiranën por edhe më tej. Qeveritë, shtetet që përballen me kriza humanitare të llojeve dhe përmasave të ndryshme reagojnë sipas natyrës së tyre. Ndryshe ragojnë diktaturat e ndryshe reagojnë demokracitë, ndryshe reagojnë serioze, shtetet demokratike që janë shtete të forta ligjore reagojnë ndryshe nga shtetet që kanë demokraci të rreme dhe janë shtete të dështuara nga pikëpamja e shtetit të së drejtës dhe institucioneve. 

Secili nga këto lloj shteti reagojnë ndryshe në një rrethanë të tillë pra si kriza humanitare e shkaktuar nga tërmeti. Ku futet reagimi i Shqipërisë në këto rrethana. Reagimi i Shqipërisë futet duke pasur parasysh se në cilin lloj shteti duhet ta futim Shqipërinë në këti. Shqipërinë nuk e fusim dot në demokracitë e konsoliduara me shtet ligjor. Nuk e fusim dot në diktaturat e deklaruara ku diktatura është pjesë e ligjit kushtetues. Shqipërinë më tepër nuk e fusim dot as në shtetet autoritare sepse e kam thënë se në shtetet autoritare lë gjurmë autoriteti i një njeriu por në Shqipëri ka diçka më tepër se kaq, pushteti i kryeministrit Rama. Atëherë Shqipërinë mbetet ta fusim në ato diktaturat faktike.

Për analizën e plotë kliko videon e emisionit.

/Ora News.tv/