Në emisionin "Ju flet Moska" me Kastriot Myftarajn në qendër ishte media. Sipas Myftarajt në Shqipëri ka ardhur koha e medias revolucionare.

Myftaraj: Media, dmth TV, gazetat dhe portalet elektornike e kanë quajtur pushteti i katërt në kuptimin që janë tre pushtete në shoqërinë demokratike, pushteti ekzekutiv, legjislativ, gjyqësor. Janë pushtete kushtetuese të sanksionuara me ligj dhe pushteti i katërt jo zyrtar është quajtur media.

Është një karikaturë shumë shprehëse e cila nga njëra anë si tre shtylla të këtyre ndërtesave tipike të institucioneve shtetërore që nga lashtësia deri më sot. Pra tre kolonat simpolizojnë tre pushtetet dhe aty duket dikush, dy njerëz të mediave që përpiqen ta bëjnë median pushtetin e katërt.

Karikatura shpreh idenë që nuk është e mundur gjithmonë kjo gjë dhe në këto vende ku nuk është e mundur bën pjesë edhe Shqipëria.

Pse e them këtë? Nëse fuqia e tre pushteteve mbështetet tek ligji drejt përdrejt fuqia e pushtetit të medias mbështetet tek turpi, tek ndjenja e turpit të njerëzve të tre pushteteve të tjera që kur u dalin skandale në media largohen, ose ndryshojnë atë gjë të keqe që është bërë dhe që e pasqyron media, në vendimmarrjen e tyre, në abuzimet në tenderat etj.

Pra është turpi ai që përbën bazën e pushtetit të medias në shoqëritë e lira. Por kur shtresa sunduese e vendit e mposht, veprojnë ose sillen sipas parimit skam turp ske cmë bën, fuqia e medias relativizohet dhe shkon drejt zero.

Shikojmë pastaj që media ka fuqi vetëm për disa gjëra të vogla, ose fjalët e saj merren për bazë vetëm kur ka interesa për të goditur dikë. Ose ky pushteti i katërt stimulohet nga pushteti i madh duke i dhënë medias disa kocka të vogla, në kuptimin që zgjidhen disa cështje të vogla. Këtë e shikoni në emisionet investigative që bëhen. Emisionet investigative denoncojnë shumë cështje por gjejnë zgjidhje cështjet e vogla, kurse për të tjerat i kanë dyert e mbyllura dhe nuk është faji i tyre.

Në shoqëri ku nuk ekziston turpi politik, media ka si të vetmin zgjidhje të bëhet revolucionare. Në ckuptim? Në kuptimin që është bërë në tre revolucionet tipike të njerëzimit që sollën botën moderne.

Revolucioni amerikan, revolucioni francez dhe ai rus.

Revolucioni amerikan është revolucioni tipik kur revoluicionarët silleshin si njerëz të medias për kohën. Shpërndanin ato pamfletet e famshme, traktet të cilat ishin si editoriale të medias.

Elitën e këtyre 13 kolonive amerikane të lidhur me Anglinë, me mbretin e kishte përfshirë zhdukja e turpit. Mjafton të merrnin ato përfitime dhe i

shërbenin mbretit të Anglisë pa pyetur për fatin e popullit, madje dhe vetë populli ishte i korruptuar, ishte i korruptuar moralisht kishte humbur shpresën. Dmth populli i 13 kolonive angleze te Amerikës paguante taksa pa përfaqësi. Ky ishte thelbi i problemit, pa i mbrojtur interesat e veta.

Revolucionarët u ngritën, edhe pse ishin një pakicë prej 3%. Por këta 3% e kupotonin atë që po ndodhte. Nëse do të bëhej një referendum në revolucionin amerikan shumica do të votonin për mbretin. Në këto shoqëri është korruptuar moralisht populli.

Në Francë ishte një realitet ku 2% e popullsisë ishte aristokracia, shumica e popullit ishin të përuluar dhe ishte pastaj një grusht njerëzish iluministë që donin ta ndryshonin shoqërinë që duke pasur për bazë Parisin bënë përmbysjen e madhe.

Karakteristë e këtyre njerëzve që bënë përmbysjen ishte sepse vepronin më shumë si njerëz të medias.


Të njëjtën gjë bënë edhe në revolucionin rus të parë të shkurtit 1917, sepse revolucioni i tetorit thjesht e vodhi të parin.

Edhe këtu vërehet roli i medias në të dyja palët. Lenini thoshtë: Më jepni një gazetë të ndryshoj Rusinë!

Këtu shumica e shoqërisë ishte apatike sepse në këto vende sundimtari bëhet analisti i parë.

E kemi parë këtë gjë me Enver Hoxhën, e kemi parë me Sali Berishën që luante rolin e analistit të parë të vendit. Këtë ves e ka marrë edhe kryeministri Rama dhe nuk e kupton që është një ves që Saliu e trashëgoi  nga Enveri, shoku Enver nga Lenini dhe shkon zinxhir deri tek kryeministri i sotëm.

Pra në këto vende media duhet të marrë përsipër rolin e mediave revolucionare për ta krijuar të pakicën aktive të shoqërisë që e bëri revolucionin amerikan, frances dhe rus të 1917.

Unë nuk shoh zgjidhje tjetër në Shqipëri sepse po të vesh re në këto vende opozita nuk ekziston në vende me popull apatik. Është opozita që shpërbëhet e para. E njëjta gjë ndodh edhe në Shqipëri, është një fatalitet historik.

Mos habitemi që janë procese që i kanë kaluar vende të tjera, që nga Amerika, Franca, Rusia dhe do ti kalojmë edhe ne.


/Ora News.tv/