Ju Flet Moska, Myftaraj: "Peshqit e mëdhenj" notojnë në naftë

Ju Flet Moska, Myftaraj: "Peshqit e mëdhenj" notojnë në

Emisionin "Ju flet Moska" me Kastriot Myftarajn sot trajtoi abuzimet e mëdha që janë bërë me naftën. Në analizën e tij, Myftaraj thotë se peshqit e mëdhenj në Shqipëri notojnë në detin e naftës. Dhe nëse ata do të kapen, mund të gjenden pikërisht tek nafta.

Analiza e Kastriot Myftarajt

Kemi hyrë në vitin 2018, vit kur ambasadori amerikan ka paralajmëruar se në rrjetën e drejtësisë së reformuar do të bien peshqit e mëdhenj.

Peshqit e mëdhenj në Shqipëri notojnë në naftë, nëse mund të shprehem kështu. Duhen kërkuar në detin e naftës. Pra nëse ka ndonjë fushë ku mund ti kapësh peshqit e mëdhenj ku ata kanë lënë gjurmë, kanë bërë gjithçka, ku lidhen të gjitha fijet e punëve të pista  është nafta. E kam fjalën edhe për nxjerrjen e naftës, edhe për tregtinë e naftës, për koncesionet, shitjet, për privatizimet që janë bërë në naftë etj.

Historia e naftës në këto 25 vjet është historia e shpërdorimit të një pasurie të madhe të shqiptarëve.

Mund të jenë rreth 25 mld euro që janë shpërdoruar dhe mund të duket e çuditshme, por nuk është e çuditshme. Është shpërdoruar edhe e ardhmja, është shitur pasuria në të ardhmen, janë dhënë koncesione me gjatësi 25-30 vjet, pra janë dhënë puset e naftës. Duhet të dini që për puset e naftës shqiptare janë të interesuara shumë kompani të botës. Mjaft të themi që ka ardhur Shelli dhe ka bërë investime të mëdha në zonën e Beratit, në zonën e Shpiragut.

Bankers ishte në zonën e Patos Marinëz që është zona naftmbajtëse më e madhe në Europën Kontinentale, se në Europë nxirret edhe naftë në det, në detin e veriut psh.  E bleu një kompani e madhe Bankersin, kompaninë kanadeze po janë dhe kompani të tjera. Pra është një pasuri për të cilën janë të interesuar të huajt për të cilët investojnë kompanitë e huaja dhe investimi më i madh i huaj sot bëhet në naftë dhe gaz.

Kjo është një pasuri që është shpërdoruar në mënyrën më të jashtëzakonshme e privatizimet, me të tjerat dhe me mënyra të tjera. Pra nëse mund ti kapësh peshqit e mëdhenj i kap në detin e naftës.

Sot dhe përgjatë 5 emisioneve, do të flas për peshqimet e mëdhenj që notojnë në detin e naftës në Shqipëri. Peshqipet e mëdhenj, kuptohet politikanët që kanë bërë abuzime. Kur flasim për peshqit e mëdhenj na vjen në mëndje peshku më i famshëm në letërsinë dhe kinematografinë amerikane "balena mobidic".

Peshku i madh i famshëm "balena mobidic" të cilën shumë thoshin se ekziston por ishte bërë legjendë dhe shumë pak besonin në të vërtetë, akoma më pak besonin se mund ta kapnin.

Në naftë mund ta kapësh "mobidic-un" dhe disa "mobidic-ë".

Në naftë kanë qarkulluar aq shumë para dhe janë nxjerrë aq shumë të ardhura abuzive për politikanët të cilët kanë lënë gjurmë këtu, kanë lënë gjurmë me VKM, me urdhëra, me privatizime, me koncesione, me ligje të pazbatuara për të cilat mosveprimi përbën vepër penal. Nëse një mjek i shkon pacienti dhe rri aty dhe bisedon në rrjetet sociale, apo fle dënohet për mosveprim.

Nëse ka fushë ku lehtësisht mund të dënohen politikanët, ish-politikanët tanë është nafta, në të gjitha mënyra.

Gjatë këtyre 5 emisioneve do të tregoj çfarë ka ndodhur me naftën.

Marrim kompaninë Bankers.

Bankers Petroleum erdhi në 2004 në Shqipëri, me VKM të qeverisë së zotit Fatos Nano dhe mori zonën Patos Marinës. Kompania Bankers Petroleum Albania në vitin 2016 u shit për 407 mln dollarë tek kinezët dhe sot Bankers Petroleum e kanë kinezët.

Pronarët e Bankers Petroleum që nuk e morëm vesh kurrë se kush janë sepse ishin regjistruar nëpër offshore shitën koncesionin që e kishin për 30 vjet. Bankers Petroleum ka një histori të rëndë me zyrat e tatimeve shqiptare, me mohim, pohime, mospagime tatimesh.

Bankers Petroleum pretendonte se gjatë 12 vjetëve ka bërë 1.7 mld dollarë investime dhe se i ka paguar shtetit shqiptar rreth 600 mln dollarë detyrime. Kjo ka ndodhur edhe në qeverinë e Nanos dhe të Berishës dhe Ramës.

Bëjmë një llogari të thjeshtë:

1.7 mld dollarë investime Bankers Petroleum dhe 600 mln dollarë ndaj shtetit shqiptar ka bërë pagesa taksa, tatime etj dhe i bie 2.3 mld dollarë. Tani Bankers Petroleum shitet 407 mln dollarë, atëhere i bie që këta zotërinjte po te kenë fituar 1.9 mld dollarë kanë dalë me paratë e tyre, por këta nuk erdhën në Shqipëri që të dalin me paratë e tyre, kanë pasur dhe një fitim.

Këtu është ajo historia që kanë gënjyer për prodhimin që kanë nxjerrë, për bashkëpunimin e autoriteteve të shtetit shqiptar, të zyrtarëve në pushtet, pra kanë gënjyer këta. Sepse ndryshe nuk do ta shisnin 400 mln.

Çfarë tregon shitja 400 mln?

Që kinezët iu kanë thënë: Ore këto 1.7 mld nuk janë të vërteta, ju e keni shënuar këtë shifër për të gënjyer shtetin shqiptar dhe me bashkëpunimin e atyre që ju kanë lënë se i keni dhënë para nën dorë, po ne nuk mund ta  pranojmë.

Prandaj e shitën 400 mln, se po të kishin investuar 1.7 mld do ishte shitur disa herë më shumë se 400 mln.  Pra këtu kemi një gënjeshtër të pastër që zbulohet indirekt.

Marrim shembull Shell-in.

Petromanasi, vjen një kompani në kohën e PD i shet Shellit koncesionin e Shpiragut dhe 25% të fundit të aksioneve ia shet 45 mln dollarë. Pra i bie që 180 mln i ka shitur të gjithë koncesionin.

Do vazhdoj për 5 ditëve  të shpjegoj si peshqit e mëdhenj notojnë në naftë dhe kapen atje.


EMISIONET