"Ju Flet Moska" - Mësimi nga "përplasja" e brendshme në Britani për BREXIT

"Ju Flet Moska" - Mësimi nga "përplasja" e

Mbrëmjen e sotme gazetari Kastriot Myftaraj në emisionin e tij “Ju Flet Moska” në RTV Ora trajtoi temën “Mësimi nga ‘përplasja’ e brendshme në Britani për BREXIT” 

Kastriot Myftaraj: Procesi i BREXIT, ose i daljes së Britanisë nga BE pas referendumit të viti 2016 është duke ecur në shumë shtigje të panjohura dhe me këtë ka krijuar disa situata interesante institucionale në Britaninë e Madhe, të cilat jo vetëm janë ujëra të parrahura siç thonë britanikët, e kanë fjalën për ujërat e deteve. 

Ky popull ka qenë një lundërtar i madh dhe vazhdon të jetë. Ujëra të pashënuara në hartë, të paregjistruara , ujëra në kuptimin figurativ dhe këto përbëjnë dhe mësime për hstete të tjera dhe popujt e tjerë. Britania është një vend i konsoliduar nga ana e institucioneve. Një shtet me themele të forta, një shtet ku funksionojnë traditat e mira dhe ligjet kushtetuese. Ka tradita të mira të kombinuar me ligje. Jeopen mësime për vende që bëjnë e zhbëjnë kushtetuta, si Shqipëria, por sërish nuk ka ligjshmëri. Por edhe Britania ka hyrë në një situatë prove. Zhvillimi i funti është vendimi i Gjykatës Supreme për ta shpallur të paligjshëm shtyrjen e punimeve të parlamentit pa e shpërndarë atë.

Parlamenti ngrihet në një frigorifer. "Prorogation" e kërkoi Johnson.

Problemi është delikat sa edhe britanikët nuk duan ta përmendin. Për shkak të një kompromisi në kohën e luftërave civile u gjetën disa formula eufemike që parlamenti mblidhet me pëlqimin e madhërisë së saj. Nëse siç thotë gjykata supreme ka gabuar kryeministri që i ka sugjeruar mbretëreshën që të ndërpresë punimet e parlamentit. Ajo që nuk thuhet dot është asnjë gjykatë në botë nuk mund të gjykojë këshillën.

Në këtë rast është gjykuar mbretëresha, monarkia dhe me këtë vihet në një provë të fortë, në një shkundje, tundje të fortë që është ngritur mbi këtë koncept. Mbreti nuk mund të gjykohet dhe gjykohen këshilltarët e tij. Parlamenti dhe të gjitha të drejtat që janë fituar nga populli britanik që nga koha e luftës civile dhe deri më sot, të gjitha këto të drejta janë fituar me këtë formulë. 

Dëshira për të penguar BREXIT me një referendum 3 vjeçar popullor. Po bëhet 3 vjet mosha e refendumit pa u zbatuar sepse kështu quhet referendumi kur nuk zbatohet ajo që është në thelbin e tyre. Pra tre vjet dhe më tepër ku populli britanik shprehu vullnetin për të dalë në BE kërkohet të pengohet kjo gjë me të gjitha mënyrat dhe shkohet deri aty sa të minohen themelet e shtetit, siç bëri Gjykata Supreme britanike me vendimin e  saj. 

EMISIONET