"Ju flet Moska": Lista e zezë e historisë me amerikanë antishqiptarë

"Ju flet Moska": Lista e zezë e historisë me amerikanë

Kastriot Myftaraj në rubrikën e tij "Ju flet Moska" ka analizuar burokracinë në DASH, e cila deformon politikën amerikan. Ai mori rastin e Shqipërisë ku DASH i ka ndaluar hyrjen ish-prokurorit Adriatik Llalla dhe deputetit Tom Doshi.

Myftaraj: Siç edhe jeni në dijeni SHBA kanë shënjestruar persona në Shqipëri, ish prokurorin Adriatik Llalla dhe deputetin dhe biznesmenin Tom Doshi. I kanë shënjestruar me një instrument të posaçëm ligjor të vitit 2017 që përdoret për të nxjerrë në pah, në dritë të keqe ata që shihen si problematikë në SHBA. 

E gjithë kjo të le përshtypje të keqe në një pikëpamje se duhet të ishte një listë e gjatë ku këta emra mund të ishin afër qindshes dhe jo i pari dhe i dyti dhe mund të diskutohej a do ishin të njëqindët. 

Zoti Llalla shënjestrohet për mosveprim. Në një kohë që mosveprimi është një gjë e keqe, por në anën tjetër kemi të bëjmë me një ish-ministër të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili rezulton përgjegjës për veprime kriminale.

Nuk e di çdo kishte ndodhur këtu sikur zoti Llalla ti kishtë dhënë automjetin e tij një krimineli, të kishte dalë jashtë me të dhe të ishte arrestuar me drogë, jam i sigurt se Llalla do të ishte në burg sot. 

Apo çdo kishte ndodhur nëse Tom Doshi të ishte në vend të Orest Sotës, edhe Doshi do ishte në burg dhe Ambasada amerikane do të kishte bërë namin për këta të dy. 

Pra pyetja është: A është politika amerikane zyrtare që të ketë një standard të dyfishtë të qartë në Shqipëri, apo politika amerikane zyrtare deformohet nga keqinformimet e burokracisë amerikane. 

Kush e njeh mirë hitorinë e di. Shqipëria ka një mik të madh në Amerikë që është politika zyrtare amerikane. Por Shqipëria ka një armik të tmerrshëm SHBA dhe këtë duhet ta shënjestrojnë me emër dhe prova. Ai qëndron mes nesh dhe SHBA duke përdorur atë shprehjen e presidentit Uillson, i cili krahasoi nëndetëset gjermane i krahasoi me gjarpërin me zile që ri i fshehur në bar dhe pret të sulmojë. 

Kjo është burokracia e DASH. Ka fat kjo burokraci që nuk është shkruar historia e saj, që meriton të shkruhet. Të gjitha të këqijat e mundshme ja ka bërë Shqipërisë kjo burokraci. Vetëm një gjë kemi pasur, nuk kanë përmbysur dot politikën zyrtare.

Presidenti Uillson shkoi në konferencën e Versajës pas Luftës së Parë Botërore me mendimin për të qenë kalorësi që do mbronte kombet e vegjël nga coptimi dhe doli me nder nga kjo konferencë. Por burokracia e DASH me poshtërsi i la atij në tavolinë dosjen e traktatit të fshehtë të Londrës të cilin SHBA nuk e kishin nënshkruar dhe i drëgonin memo mbi frymën e këtij traktati. 

Burokracia e DASH ka arritur deri atje sa në prill 1919 ka çuar Esat Toptanin në zyrën e Presidentit Uillson kur ishte në Paris. Të gjitha këto janë fakte. 

Është një libër për një personazh të famshëm "Blacklisted by history". Është studimi i autorit Stanton Evans për senatorin Makarti. Senatori Makarti pas luftës së dytë botërore ndoqi agjentët e simpantizantët komunistë të cilët e deformonin politikën amerikane në favor të Bashkimit Sovjetik. 

Një nga deformimet më të mëdha është Konferenca e Jaltës, e cila vendosi dhe fatin e Shqipërisë. 

Thotë një gjë interesantë ky për fuqinë e kësaj burokracie. E nis librin kështu: Duke kërkuar për senatorin Makarti, senatori Makarti është një legjendë që ky shpikte emrat e këtyre agjentëve komonistë në DASH. Makarti për vite të tëra kërkoi një memo që e kishte përpiluar në vitin 1946 që e kishte përpiluar një zyrtar i DASH i quajtur Samule Klaus. Në fund arriti e mori dhe më vonë kur Makarti nuk ishte më kjo listë u zhduk. Kur shkon autori i këtij libri ta kërkojë në vitet 2000 i thonë është marrë në 1993 dhe është zhdukur. Në 1993 sekretari i DASH ishte zoti Uroen Kristofer, në administratën e Presidentit Klinton. 

Kjo burokraci vazhdon edhe sot bën një politikë të saj për Shqipërinë dhe vendet e tjera dhe kur shikojmë ato gjëra pa kuptim është dora e kësaj burkracie. Këtu është një gje interesante që e thotë Putin. 

Ajo që ka thënë Putin është kjo: Vjen Presidenti në SHBA dhe unë kam pasur të bëj me 1,2,3,4 Presidentë dhe vjen me një ide të vetën për politikën e jashtme dhe pastaj i shkojnë disa njerëz me kostume të errët dhe këta janë burokracia të cilët i thonë prit zoti President se kjo është kështu. Këta përpiqen të deformojnë politikën që ka administrata e re dhe deri në një farë mase ia arrijnë, diku më shumë diku më pak, kuptohet sa mund tja arrijnë për Rusinë, por imagjino për vende si Shqipëria. Kjo është një gjë që meriton vëmendje të madhe. Sa deformohet politika amerikane nga burokracia e fuqishme e DASH dhe shërbimit diplomatik.

 

EMISIONET