"Ju flet Moska": Kur Shvarcin e vendosin t'i mbajë çadrën Ramës në 5 Maj

Emisioni "Ju flet Moska" i Kastriot Myftaraj kishte në fokus të analizës së tij ceremoninë e homazheve për Dëshmorët e Kombit në 5 Maj.

Myftaraj: Kam kapur dy detaje nga ceremonia e homazheve në Varrezat e Dëshmorëve me datën 5 maj. Janë dy detaje që flasin shumë, jo aq për ceremoninë sesa mënyrën si funksionon shteti këtu.

Në foto shikoni një punonjës të Presidencës, Edvin Shvarc, djali i përkthyesit të njohur dhe vetë intelektual i njohur i cili është përgjegjës për komunikimin me Presidentin. Kryeministrit i mungonte çadërmbajtësi dhe dikush i thotë Shvarc dhe ai me atë ironinë e tij intelektuale e kryen këtë rol. Turpin i atyre që ja kërkuan.

Në foton e dytë shikohet Shvarc pas kokës së Ramës dhe djathtas dora e tij që ngre një çadër për të mbrojtur kryeministrin  nga shiu.

Në foto e tretë ka ardhur çadërmbajtësi i Ramës, një zotëri shtatlartë ashtu siç duhet të ketë dhe ka ofruar çadrën për kryeministrin, Shvarc është pak më poshtë pas Presidentit.


EMISIONET