Në kulmin e debatit për dëbimin e diplomatëve rusë, Kastrit Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar një moment kur shkrimtari Ismail Kadare ka tentuar të arratisej. Ai thotë se Ismail Kadare ka nënshkruar si agjent për KGB në 1962.

Myftaraj: Këto ditë kur gjithë bota po flet për dëbim diplomatësh rus për shkaqe agjenturore është temë e ditës që të shikohen disa ngjarje se kush kanë qenë agjentët rusë në Shqipëri dhe cilët janë ende.

Të zbulosh një agjent të një superfuqie sic është Rusia është praktikisht e pamundur. Në gjithë botën janë detaje të tërthorta shumë bindëse që përbëjnë provë dhe bëjnë të mundur zbulimin e agjentëve.

Ismail Kadare ka treguar se në kujtimet e veta, duke nisur pas viteteve 90 ka treguar sesi në 1962 pati një tentim të arratisej nga Shqipëria. Kur ishte në Finlandë duke marrë pjesë në një kongres të rinisë. Në kthim do udhëtonin në Cekosllovaki, një vend komunist ky dhe në Pragë atje Kadare thotë se u  përpoqa të arratisesha.

Zonja Helena Kadare, gruaja e Ismail Kadaresë në librin e saj me kujtime "Koha e Pamjaftueshme" na jep një verison tjetër. I botuar 7 vjet më parë, ky libër së pari e tregon këtë histori sic ia ka treguar Ismaili. Libri më shumë është për kujtimet e saj për Ismailin. Është fjala për verën e vitit 1962 kur ishin ndërprerë marrëdhëniet me Bashkimin Sovjetik që në dhjetor 1961. Kishin kaluar 2 vjet nga fjalimi i famshëm i Enver Hoxhës në Moskë në konferencën e 81 partive komuniste kundër Krushollit, liderit sovjetik. Pra, marrëdhëniet mes dy vendeve ishin ndërprerë dhe në rafsh ideologjik dhe në rafsh shtetëror.

Znj. Kadare thotë: Pas ngrënies së mëngjesit në hotel, delegatët janë të lirë. E kanë nderuar vendin e tyre në Finlandë, nuk ka ndodhur asnjë incident kështu që vetvetiu vigjilenca e spiunëve që i shoqëron ka rënë. Liria është gjithashtu shumë e madhe. I lënë të lirë të shëtisin, mjafton të dalin 2-3 veta bashkë. Is shkëputet nga grupi i tyre, me vete ka pasaportën, librin rusisht me vjersha të botuar në Moskë i cili për fat të mirë ka në kopertinë fotografinë e tij.

Është fjala për një libër me poezi që ka Ismaili, është botuar në vitin 1959 në Moskë.

Rrugës pyet ku ka ndonjë komisariat policie. Hyn tek më i afërmi dhe pret ti vijë rradha për tu paraqitur tek sporteli. Përbri gjithfarë fytyrash që mund të takosh në një zyrë policie. Azil politik? - pyeti i habitur oficeri.

Oficeri është cekosllovak.

Mesa duket, është një gjë tepër e rrallë që dikush të kërkojë azil politik për në lindje. Më në fund kur e marrin vesh, shkoi në Moskë dhe i japin adresën e amabasadës sovjetike.

Të bën përshtypje sjellja e policëve cekosllovakë. Nuk e marrin aty në komisariat dhe të lajmërojnë sovjetikët por i thonë shko tek rusët me përcmim. Dihet se cekosllovakët, pas 8 vitesh do bëheshin viktimë e pushtimit sovjetik për përpjekjet e tyre për hapjen me perëndimin.

Is e gjen me vështirësi ambasadën. Prap pritje para sportelit, vështirësi për tu marrë vesh me oficerin e rojes. Ju doni vizë? Jo shokë, azil politik. Më në fund libri që ka me vete e ndihmon. Së paku, oficeri e dëgjon seriozisht, madje i telefonon dikujt, i thotë të presë. Nga ndërtesa e ambasadës del një nëpunës. Përsëri shpjegime, c'profesion keni, a ju njeh dikush në Moskë, përse ikët nga Shqipëria. Edhe këtë herë libri e ndihmon. Profesioni shkrimtar i nderohet në Bashkimin Sovjetik, në parathënien e librit thuhet se është një ndër shkrimtarët më të shquar të Shqipërisë. Nëpunësi i thotë se ambasadori është me pushime dhe do ta bisedojë këtë gjë me konsullin. E fut në kopshtin e ambasadës dhe i thotë të presë aty në një stol. Is pret aty më shumë se dy orë. I duket se e kanë harruar. Më në fund, nëpunësi del prap dhe i thotë se do ta presë konsulli.

Kuptohet, i ashtuquajti konsull ishte i KLB-së.

Konsulli dëgjon i menduar, i thotë se mungesa e ambasadorit e ndërlikon cështjen, megjithatë ai do të përpiqet ta zgjidhë problemin me Moskën direkt. I thotë prapë të presë në kopsht. Ndërkaq po afron muzgu. Is ndihet i lodhur dhe i trishtuar. Tani dhe të dojë të kthehet, nuk mundet më. Ka munguar një ditë të tërë dhe padyshim, dyshimi do të ketë lindur më në fund mes spiunëve që e shoqërojnë delegacioni. Pas një ore ai kthehet prapë tek konsulli. Ai ka folur me Moskën. Kërkesa e Ismail Kadaresë pranohet. Nëpunësi i ambasadës do ta shoqërojë në një hotel ku ai do strehohet me emër të rremë.

Kjo është ambasada sovjetike, sot ambasada ruse në Pragë. Kuptohet që nuk ishte e lehtë ti afroheshe këtij.

S'duhet ti tregojë askujt se kush është. Valixhja e tij do të hiqet mënjanë në aeroport, i thotë njëri i KLB-së. Is hipën në një veturë të ambasadës sovjetike, hoteli është jo larg, nëpunësi i shpjegon  sportelistit se ky shoku Spahiu fle në dhomën e rezervuar nga ambasada sovjetike. I venë madje dhe një emër spanjoll, dikush nesër nga ambasada do të vijë ta kërkojë.

Kjo tregon se Ismail Kadare nuk është historia sic na e ka treguar vetë. Shkoi në një hotel në Pragë dhe priti aty të largohej delegacioni dhe të kërkonte strehim politik.

Ai paska shkuar në ambasadën sovjetike në Pragë, ka hyrë brenda dhe kur e kanë marrë ta cojnë në një hotel, ka firmosur, ka nënshkruar. Njerëzit për të cilët ka nënshkruar janë të KGB-së, janë për KGB-në sovjetike. Tani, pse e cuan në hotel? I lanë me vete dhe pasaportën? Sepse sovjetikët nuk donin ta merrnin në Bashkimin Sovjetik në Moskë Kadarenë. Atyre u duhej si agjent influence në Shqipëri, agjent ndikimi, prandaj gjatë këtyre orëve që thonë, vajtje-ardhje bisedime me Moskën, i kanë thënë ti udhëton jashtë shtetit, në Moskë mund të vish por përkohësisht rri në Shqipëri. Nënshkruan dhe e kanë lënë me pasaportë në hotel. Pra, i kanë rregulluar largimin nga ambasada, për ta mbuluar dhe në sytë e cekëve që mund të spiunonin në perëndim.

Të nesërmen në orën 9, delegacioni do të largohej dhe ai do të ndihej i lirë. Mirëpo deri në mëngjes, është një natë e tërë për të kaluar. Is ngjitet në dhomë. Ai ndihet i trishtuar, fare i vetëm dhe të vetmet gjëra të tij janë pasaporta dhe makina elektrike e rrojes.

Si ka mundësi sovjetikët ia lanë pasaportën? KGB-ja, gjëja e parë që të merrte pasaporta ishte. Këtu vazhdon përshkrimi që ka thënë Kadareja, që del nga hoteli natën, shkon tek hoteli ku ishte delegacioni dhe bashkohet me delegacionin. Por, ndërkohë ka qenë me ambasadën sovjetike, ka biseduar me orë të tëra. Kjo ndodh në darkë se thotë që Is, më murmuriti dicka për të justifikuar mungesën kur të takohet me shokët e delegacionit.

Në restorant është duke mbaruar darka.

Pra, kur arrin ai, po hanë darkë. Ëshë mbrëmje. Ka kaluar së paku 12 orë. Kështu që gjatë këtyre 10 orëve në ambasadën sovjetike kanë ndodhur shumë gjëra. Ne i dinim procedurat që kishin sovjetikët, kur vinte një njeri kërkonte strehim politik, puna e parë duhet të nënshkruaje, pastaj vazhdonin procedurat tjera. I dimë nga ato që kanë dalë më vonë dhe cfarë janë botuar, publikuar. Kur e kanë lënë të shkojnë në hotel, e kanë hedhur nënshkrimin atje. Ajo letër është sot në Moskë. Për këto gjëra ka detyrim të flasë shkrimtari ynë i madh.

/Ora News.tv/