Kohët e fundit është folur shumë për Sorosin, veprimtaritë e tij. Më saktë një investigim medial në SHBA për veprimtarinë  e Soros në Shqipëri posaçërisht. Unë me këtë rast do të paraqes disa dokumenta për atë që do ta quajmë historiku juridik legal i veprimtarisë së Soros në Shqipëri. Thuhet se ka një fondacion Soros në Shqipëri, ndryshe Fondacioni Shoqëria e Hapur.

Dokumentat që do paraqes tani publikohen për herë të parë në Shqipëri, është një hetim gazetaresk që nuk është bërë në asnjë nga vendet ish-komuniste ku vepron Sorosi për shkak se veprimtaria e Soros nuk ak qenë kaq arrogante.

Të gjithë mendojnë se Fondacioni është themeluar nga Xhorxh Soros me ndonjë prokurë që i ka dhënë dikujt, jo. Fondacioni Soros në Shqipëri është themeluar pas një kërkese që e ka bërë në Gjykatën e Tiranës në vitin 1994 Avni Mustafa. Është shtetas shqiptaro-amerikan, prindërit e tij janë arratisur në SHBA në kohën e regjimit komunist, ai ka lindur atje dhe ka jetuar në Bronx.

Ky është Avni Mustafa që i pëlqen të fotografohet me libra në sfond por vetë nuk paraqet dot asnjë diplomë, qoftë dhe të shkollës së mesme. Në 30 qershor 199 Avni Mustafa i drejtohet Gjykatës së Tiranës me këtë kërkesë:

"Unë, themeluesi i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë mer qendër në Tiranë i kërkoj asaj gjykate që në përputhje me ligjin 7695 dt.07.04.1993 të bëjë regjistrimin e këtij fondacioni në regjistrin përkatës". 

Më tutje vinë qëllimet e Fondacionit, burimet e Fondacionit dhe statuti i bashkëlidhur. Por nuk thuhet se ky zotëri vepron me prokurë të Sorosit, me autorizim. Sepse nuk e kishte autorizmin. Fondacioni Shoqëria e Hapur në Nju Jork është në zotërim të Xhorxh Soros dhe askush nuk mund ta hapë një fondacion apo Institut që të varet nga Fondacioni i Shoqërisë së Hapur në Nju Jork siç ndodh në këtë rast dhe të shpallet themelues pa pasur prokurë nga Soros. 

Ligji  7695 që citon Avni Mustafa, unë e kam këtu. Është ligji për Fondacionin i miratuar nga Kuvendi në '93. Ky ligj thotë se Fondacioni themelohet nga persona fizikë dhe juridikë vendas dhe të huaj, neni 2. Neni 9 thotë: Gjykata përkatëse kryen shënimin në regjistrin e Fondacionit pasi vërteton që veprimet të cilat përbëjnë bazën e regjistrimit janë kryer nga personi ose organi i autorizuar dhe ato janë të bazuara në ligj. 

Që do të thotë, Mustafa duhet të kishte një autorizim nga Xhorxh Soros për ti bërë këto veprime. Ky zotëria i bën kërkesë gjykatës dhe sipas ligjit të atëhershëm për statusin duhet të shkonte tek noterja dhe ka shkuar tek noterja Mimoza Sadushi.

Paraqitet themeluesi i Fondacionit, thotë kjo, Avni Mustafa, por nuk thotë se është shtetas amerikan dhe nuk thotë se ka autorizim. Sadushi që është kryetare e Dhomës së Noterëve të Shqipërisë i anashkalon këto. Do ta pyesim dhe atë, siç pyet media. Ky që thonë këta numër letërnjoftimi është numër i një pasaporte të SHBA. Letrat e njoftimit në '93 dhe  '94 ishin akoma letrat e njoftimit të kohës së komunizmit, kishin germë para pastaj numra. Një shtetas me shtetësi të dyfishtë shqiptaro-amerikan paraqitet për të themeluar një Fondacion me një pasaportë amerikane dhe nuk ka autorizim nga titullari i Institutit dhe Fondacionit. 

Zonja jo vetëm i pranoi por bëri dhe statutin. U nënshkrua deklarata para noteres që kërkon ligjin. Statuti thotë se "Fondacioni është person juridik i themeluar në përputhje me ligjet shqiptare". Kështu si e paraqesin këta qenka themeluar Fondacioni Mustafa, jo Fondacioni Soros.

Dhe themelon një Fondacion shqiptar, si noterja dhe gjyqtarja duhet të kishin vënë re një gjë, që neni 6 thotë se Instituti i Shoqërisë së Hapur në Nju Jork mund të shkarkojë të gjithë anëtarët ose të ndryshojë numrin e tyre duke bërë në çdo kohë zëvendësimet ose lëvizjet përkatëse. 

Sovranitetin mbi Fondacionin e themeluar në Tiranë e ka Instituti në Nju Jork. Nuk kemi të bëjmë me një Fondacion që po themelohet në Shqipëri por një degë të një OJF, OJQ në Nju Jork. Gjykata e anashkalon se po ti hynte këtij fakti e kthente mbrapsht. 

Ka tjetër procedurë për të themeluar degë dhe tjetër procedurë për të themeluar një Fondacion sovran brenda Shqipërisë me vendimarrje nga Bordi. Do ta vazhdoj këtë çështje dhe në fund do t'ia dërgoj me një fjongo të bukur Prokurorisë së Shqipërisë.


/Ora News.tv/