"Ju flet Moska" - Erion Veliaj zotëria 1 miliard euro i mafies së ndërtimit dhe tenderave?

"Ju flet Moska" - Erion Veliaj zotëria 1 miliard euro i mafies

Emisioni "Ju flet Moska" solli këtë të hënë një analizë nëse kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj është zotëria i mafies së ndërtimit. Kjo do të pasohet nga një sërë analizash në puntata të tjera për sa i përket kryebashkiakut.

Gazetari Kastriot Myftaraj thotë se e vetmja mënyrë për ta vërtetuar këtë është përmes analizimit të punëve që Veliaj ka bërë gjatë 5 viteve në krye të bashkisë.

Kastriot Myftaraj: Duke filluar nga ky emision e më pas, do të ketë një serial analizash për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Dikush mund të pyes përse tani? Unë nuk dua të jem paragjykues siç ka ndodhur me të tjerët. I lamë një mandat të punojë. Është në mandatin e dytë. Mos ta bëjmë si ata që thonë nuk i latë kohë. Unë kam qenë kritik për mënyrën se si ka hyrë në politikë, për ato prapaskena që kam kritikuar dhe politikanë të tjerë. Si kanë hyrë në politikë dhe si punojnë ku vijnë në pushtet. Kritika ime për mënyrën se si Veliaj ka hyrë në politik, mund të mos ketë interes për një pjesë të madhe të shikuesve dhe lexuesve. Për të parë se si punon Erion Veliaj, pikëpamja më e mirë është ta fillosh ta analizosh pasi ka kaluar një periudhë kohe. Pas 5 vitesh mund të thuash se si ka punuar Veliaj. Ka skicuar atë që do të bëjë edhe sikur të qëndrojë 5 mandate. Ka skicuar punët që do të bëjë. 

Mund t'i duhen disa mandate por ne e dimë se çfarë ka për të bërë. Edi Rama në 5 vite si kryetar bashkie mbahet mend për atë që ka bërë sot. 5 vitet e dyta dhe vetë me vështirësi e nuk e pranon nuk kanë qenë të ndritshme si ato të parat. Tani Veliaj thotë për paraardhësin e tij që nuk ka bërë atë që duhet. Edhe ai bëri diçka se 4 vjet janë shumë. A kemi në krye të bashkisë një administrator të taksave tona, një lali apo kemi një tyë deleguar të mafies së ndërtimit dhe kërkon të pasurohet. Këtë nuk e them vetëm unë por kjo pyetje shtrohet duke parë debatin që bëhet për Erion Veliajn. Kjo bëhet nga opozita dhe shumë media, analistë. Kur dëgjon atë mënyrën e të reaguarit të opozitës, aktorëve të tjerë, e akuzojnë si njeriun e mafias. Është apo nuk është, këtë duhet ta analizojmë përmes punëve të tij.

Për analizën e plotë, shikoni videon e emisionit

EMISIONET