Emisioni "Ju Flet Moska" nga gazetari Kastriot Myftaraj në RTV Ora trajtoi në puntatën e sotme eksperimentet shtetërore që realizohen në shtetet e vogla për të parë se si sillen ato në situata të tilla.

Sipas Myftaraj, arsyeja se përse këto eksperimente bëhen në shtete të vogla është për të minimizuar dëmet e saj.

Kastriot Myftaraj: Sot do të flasim për një eksperiment krejt të veçantë. Eksperimentet bëhen zakonisht në natyrë, bëhen gjithandej. Bëhen disa eksperimente shumë të posaçme. Eksperimente me shtete. Shteti është një lloj organizmi i gjallë në kuptimin që është në zhvillim dhe është me interes për ata që kontrollojnë proceset botërore të shikojnë se si sillet shteti në situata të caktuara. Si zhvillohet, pse jo dhe si shembet shteti. Dhe kuptohet që eksperimentet bëhen në shtete të vogla, në çdo eksperiment qëllimi është të kufizohen dëmet. Dhe në këtë rast dëmet kufizohen kur përmasat janë të vogla, ky është dhe vetë qëllimi i vetë eksperimentit. Të zbulojë të reja përfundime duke vendosur në përmasa të vogla ngjarjen, sendin që studiohet. Në gjysmën e parë të shekullit të 19-të, një studiues shumë i njohur francez, politolog Alexis de Tocqueville udhëtoi në ShBA dhe shkroi një libër i cili mbahet si libri më i mirë studimor për politikën dhe institucionet amerikane.


Për të mësuar për analizën e plotë mbi eksperimentet shtetërore të bëra ndër vite shihni videon e emisionit të plotë

moska

/Ora News.tv/