"Ju flet Moska" - Edi Rama ka një skenar të luftës civile, por ajo do të ndodhë ndryshe

"Ju flet Moska" - Edi Rama ka një skenar të luftës

Gazetari Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" në RTV Ora analizoi sot projektin e kryeministrit Rama për të vendosur diktaturën duke censuruar median.

Myftaraj tregon se Rama i ka frikë mediat dhe i shikon si pengesë për të realizuar projektin e tij.

Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama është duke shkelur në një terren të pashkelur në periudhën e pluralizmit në Shqipëri për sa i përket mediave me kufizimet që kërkon tu vendosë mediave të ndryshme. Dhe ndonëse kjo është një fushë e pashkelur në Shqipërinë, në kuptimin që asnjë pushtetar i nivelit të tij nuk ka guxuar në mënyrë kaq të hapur, brutale, të drejtpërdrejtë, flagrante duke i quajtur qentë në rrugë analistë, mediat qenef. Kryeministri dhe publiku duhet të dinë se ndonëse kjo është një fushë e pashkelur në Shqipëri për arsyet që thashë nuk është në botë. Historia e politikës botërore i njeh mirë të gjitha lëvizjet e Ramës deri në detaj. Ato kanë një synim. Lenini kur bëri puçin, revolucionin në vitin 1917 arriti të vendosë pushtetin në kryeqytet po i duhej të merrte në kontroll Rusinë. Revolucioni në kryeqytet ishte thjesht fillimi i luftës civile në Rusi. 

Studiuesi britanik Paul Johnson në një libër të përkthyer dhe në shqip "Kohët moderne" ka thënë se është interesante që kur Lenini kishte punë të tjera për të bërë ai vuri kufizime ndaj medias. Median e shikonte si një pengesë të madhe në projektin e tij për diktaturën. Dhe në projektin e tij shikonte të domosdoshme luftën civile sepse i duhej për të eleminuar kundërshtarin dhe për ta dëbuar atë nga Rusia. Projekti i Edi Ramës me mediat është një projekt që, pavarësisht se ai flet për portalet ai syrin e ka tek të gjitha mediat prandaj flet në përgjithësi. Flet për analistë në përgjithësi jo vetëm të portaleve. Kryeministri Rama i ka frikë dhe i shikon si një pengesë për projektin e vetë. Projekti i vetë, përderisa arrin të sfidojë mediat është një projekt i diktaturës. Dikush mund të thotë: A mund të vendoset një diktaturë në Shqipërinë që po hyn në dekadën e tretë të shekullit 21? Po pjesa e parë për diktaturën është bërë.

Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit

EMISIONET