"Ju flet Moska": Edi Rama faktori i paparashikueshëm gjeopolitik

"Ju flet Moska": Edi Rama faktori i paparashikueshëm gjeopolitik

Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka analizuar intervistën e dhënë dje të Edi Ramës në "Tonight Ilva Tare", por edhe intervistën e dhënë pak para takimit me Merkel.

Myftaraj: Kryeministri Rama ka dhënë dje intervistë të gjatë në Tonight Ilva Tare në RTV Ora Neës ku ndër të tjera i është bërë pyetja e përsëritur disa herë nga drejtuesja e emisionit nëse ka qenë një presion apo një lloj shandazhi ajo që ka thënë Rama në një intervistë para takimit me kancelaren Merkel që nëse Europa ia mbyll dyert Shqipërisë atëhere vendi rrezikon të shkojë drejt radikalizmit islamik apo rreziqeve të tjera gjeopolitike.

Në ditën e takimit të Ramës me Merkel tema e emisionit timë ka qenë "Ultimatumi islamik i Ramës për Merkel". Pra Rama ka vepruar sikur të ishte prijësi i radikalëve islamikë, kjo ishte ideja e asaj që thashë unë.

Në paragrafin e parë të intervistës Rama thotë qartë:  Që ti mohosh Shqipërisë perspektivën që një ditë të bëhet anëtar i BE kjo do të thotë ti hedhësh benzinë zjarrit, të ushqente me karburnat radikaalizmin mysliman në vend.

Zotëria mohon fjalët e veta. Ke thënë që do ushqente karburantin që këtë islam që kemi sot të radikalizohet.

Por sapër atë që thotë për zotin Junker, që kë ka kërcënuar Junker po ta lëmë jashtë Ballkanin Perëndimor atje do të shpërthejë lufta. Por zoti Rama harron një gjë, ose bën sikur harron. Kur thotë kryeministri i një vendi që vendi im do bëhet vend radikal islamik nëse nuk i hapen dyert e Europës, këtu ka elementë të mundshëm kërcënimi, kurse kur thotë Junkeri që nëse Eruopa e lë Ballkanin atje mund të fillojë lufta. Lufta mund të fillojë jo thjeshtë nga islami, por mund të fillojë nga serbët dhe kroatët psh. Sepse serbët do afrohen më shumë nga Rusia, kroatët nuk e pranojnë këtë gjë. Pra në Ballkanin Perëndimor ka shumë faktorë që ndeshen, në Maqedoni është aktivizuar nacionalizmi bullgar. Pra Junker i shikon të gjithë faktorët dhe thotë ka rrezik lufte. Por kur kryeministri i një vendi flet me këtë gjuhë ky është kërcënim.

Rama duhet të dijë një gjë: Pse nuk do radikalizohen më shumë myslimanët shqiptarë nëse Europa na pranon ne sot. Ne kemi vënë re që islamizmi radikal ekziston në Londër, në Paris, në Berlin ku këtë janë qytetarë të BE. Këta megjithëse kanë hyrë në sistemin social atje dhe kanë të ardhura më shumë se myslimanët ballkanas, prap ka shumë elementë brenda tyre me prirje të lartë radikalizmi islamik.

Fakti që anëtarësohemi në Europë nuk e lidh automatikisht se do arrijë Shqipëria mirëqënin e Hollandës. Këta  kanë realisht të ardhura që ne do ti kemi po të anëtarësohemi në Europë 30 vjet më vonë. Pra një mysliman shqiptar sot, të ardhurat që ka një mysliman në Angli, Francë, Gjermani në Belgjikë etj do ti ketë 30 vjet pas anëtësismit në BE. Megjithatë ata atje janë të radikalizuar. Pse? Sepse nuk ka lidhje radikalizmi islamik me trajtimin ekonomik që u bën. Përkundrazi ata trajtimin ekonomik e përdorin në favor të axhendës së tyre. Pra teoria e zotit Rama që na hapni dyert ne për në Europë sepse këtu do të triumfojë radikalizmi islamik, përkundrazi ne duke hyrë në Europë mund të bëhemi bazë e islamit radikal. Ne duhet ta zgjidhim problemin me islamin radikal para se të hyjmë në Europë. Ky tani po na i bën Shqipërinë bazë të islamit turke dhe thotë ska rëndësi ku i merr paratë. I merr në Turqi, por në Turqi nuk ka komunitet të ndarë asnjëanës nga shteti sic e kemi ne në kushtetutë. Aty është një me shtetin dhe bën politikën e shtetit. Komunitetit Mysliman Turk është dhe shërbimi i fshehtë turk, edhe shteti turk është dhe presidenti turk.

Më vjen keq ta them po ajo xhamia që u përmend dje këtu në qendër të Tiranës që e tha edhe ai analisti amerikan ajo nuk bën 30 mln dollarë, ajo bën 100 mln dollarë sepse ajo është dy herë më e madhe poshtë sec është sipër. Aty në tunelet e saj janë ngritur shumë baza dhe aty do dëgjojmë gjëra interesante. Bën mirë ti vizitojë njëherë kryeministri.

Kur një udhëheqës, një burrë shteti, një kryeministër një president është një faktor gjeopolitik dhe në analizë të  caktuar dhe të aleatëve duhet të jetë i parashikueshëm në veprimet që bën. Psh për NATO, kryeministri Rama është i plotfuqishëm në Shqipëri, është një faktor gjeopolitik, por nëse ky bëhet i paparashikueshëm  me deklarata të këtilla që po na mbyllët dyert do radikalizohet  vendi, atëherë u bë i paparashikueshëm si faktor gjeopolitike, sepse këtu dyert janë mbyllur për shkak të plitikës dhe paraardhësve të tij, jo për ndonjë arsye tjetër.


EMISIONET