Do ti bëja thirrje kujtesës suaj të kthehet pas në shtatorin e vitit të kaluar nëse ju ka bërë përshtypje një lajm të cilin jam i sigurt që shumica e kanë kaluar nëpër veshë pa e filtruar në tru. Është fjala për konferencën "Mikrofinanca shqiptare 25 vite në shërbim të sipërmarrjes së lirë". Në 19 shtator të vitit të kaluar Shoqata e Institucioneve të Mikrofinancës në Shqipëri mbajti një konferencë për të treguar punën e saj në 25 vite. 

Është një lajm që në botë, në vende ish-komuniste si Shqipëria do të bënte përshtypje sepse këto shoqatat e mikrofinancës janë vend ku kanalizohen ndihmat e huaja. Në Shqipëri ky lajm që në vendet e tjera do të ngjallte debat të madh, kaloi si një lajm i rëndomtë dite. Mikrofinanca është dhënia e kredive të vogla, shoqata që ndihmohen nga donatorë të huaj financiarë SHBA, BE, banka të huaja si BERZH, USAID etj. Me këto para duhet të jepen kredi për të zbutur varfërinë, nxitur zhvillimin e bizneseve të vogla dhe të mesme aty ku nuk hyjnë bankat.

Kryetari i Shoqatave të Mikrofinancës shqiptare është Bajram Muça i Fondit Besa, për të cilin kam folur dhe në emisione të tjera. 

Në fotografi (shikoni siper ne krye te lajmit) janë 5 krerët e kartelit të mikrofinancës më Bajramin në qendër. Nëse janë 1 miliard, gjysmën e ka Bajrami këtu. Është NOA. Ju kujtohet kur erdhi Bush në Shqipëri dhe shkoi në Fushë Krujë. Në Fushë Krujë ishte një projekt i kredive të vogla i zhvilluar me ndihmën e USAID. Dikush mund të thotë që gjithë këto para i jep bota.Problemi ëdhtë se i regjistrohen Shqipërisë si ndihmë.I marrin këto të kartelit, i shpërndajnë me mënyrat e tyre.Këto kanë  një karakteristikë të gjitha, i kontrollon një njeri. 

Siç është Bajram Muça në kontrollin e Fondit Besa, këtu tek NOA është Herjola Spahiu, në të djathtë të Bajramit.Më në të djathtë të Herjolës është Kujtim Bumçi. Ai mori licencën për institucion financiar jo bankar, në 2017 institucioni financiar i tij kalon në pronës të Fondit Besa.

Drejtor mbetet Kujtimi që bëhet dhe auditor i Fondit Besa.Është dhe FAF, kompani shtetërore që merr ndihma të huaja financiare dhe jep kredi të vogla aty ku nuk hyjnë bankat. Është  dhe "FED invest" , Zana Konini është Drejtoreshë Ekzekutive. Merr para nga qeveria holandeze, agjensia për bashkëpunim ndërkombëtari Japonisë. Është dhe Unifini, Elvana Sharkaj.

Të gjitha marrin mbi 1 miliard ndihma financiare të huaja dhe nuk dinë të na thonë si e kanë lehtësuar varfërinë. Një gjë kanë të përbashkët, po tu bëhet një vetting të gjithë të afërmit e tyre  janë të pasur,me shumë dyqane, pallate dhe prona.


/Ora News.tv/