Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka folur për kontributin që Shqipëria ka dhënë për Kosovën, duke hedhur kështu poshtë zërat nga Kosova se Shqipëria jo vetëm nuk ka bërë gjë.

Myftaraj rendit disa nga skarificat kryesore të Shqipërisë për Kosovë që prej 2013.

Myftaraj: Në Kosovë ka një propagandë në të cilën kontribuojnë persona publikë, jo të parëndësishëm, qoftë edhe për shkak se kanë marrë poste politike. P.sh Halil Matoshi, këshilltar dhe deputet i partisë së kryeministrit Haradinaj, apo edhe si Nexhmedin Spahiu të cilët duan të ngulisin në mëndjen e shqiptarëve të Kosovës ide sikur shteti shqiptar jo vetëm nuk ka bërë ndonjë gjë për të ndihmuar Kosovën, që nga 1913 kur u bë ndarja e madhe në Konferencën e Londrës, por edhe ka dëmtuar shumë atë.

Për të folur me fakte, në rast se do të shikojmë fuqinë relative të shteteve vemë re se Shqipëria e 1913 megjithëse u bë shtet në letër nuk ishte në gjendje më të mirë se Kosova, pra ishte e mjeruar, e sapo dalë nga disa fushata shkatërruese të xhonturqve.

E shkelur njësoj si Kosova nga fuqitë ballkanike. Pra Shqipëria për një periudhë relativisht të gjatë pas krijimit si shtet nuk kishte ndonjë mundësi të madhe të bënde ndonjë gjë për Kosovën, por ka bërë maksimumin.

Pasi u vendosën kufijtë Shqipëria strehoi një numër shumë të madh shqiptarësh përtej kufirit, të ikur nga dhuna serbe dhe këtyre u dha tokë në tokat në pronë shtetërore. I ndihmoi me sa mundi me asistencë mjekësore, me ushqime, me shkollim. Aq shkolla sa mund të hapte shteti shqiptar atëherë, një pjesë jo e vogël e vendeve ishin të rezervuar për vëllezërit e ardhur nga ana tjetër e kufirit.

Pastaj me kalimin e kohës u shtua shumë numri i shqiptarëve të Kosovës  dhe trojeve të tjera të mbetur jashtë kufijeve u shkolluan aq sa mund të themi sa elita shqiptare që drejtoi Kosovën apo një pjesë e elitës në Maqedoni dhe Mal të Zi deri në vitet '80 ishte nga këta shqiptarë të ardhur në Shqipëri përtej kufirit dhe të shkolluara në shkollat shqiptare. Një pjesë e të cilit shteti shqiptar i dërgoi edhe me bursa jashtë shtetit të studiojnë  në universitete.

Pastaj komunitetet e mëdha të shqiptarëve të ardhur përtej kufirit në Durrës, në Myzeqe, Elbasan por edhe në qytete të tjera.

Këtu duhet thënë që qoftë edhe kontributi që ka dhënë shteti komunist i Enver Hoxhës për lëvizjen marksiste leniniste kosovare është një ndihmë shtetit shqiptar për arsye se janë paguar para, valutë e huaj nga fondet e shtetit shqiptar, pasuria publike e shqiptarëve përtej kufirit.

Këto organizata vërtet kishin qëllim don kishotekst të promovonin enverizmin në Kosovë, por ishin struktura teknike që shërbyen shumë mirë për çlirmin e Kosovës,  për krijimin e UÇK-së. Pra edhe ky dy duhet llogaritur si kontribut i shtetit shqiptar, kontribut financiar, teknik në ndihmë të Kosovës. Natyrisht edhe pas 90 u hapën shkollat shqiptare me kuota për studentët nga Kosova, Mali i Zi dhe kështu duhet të ishte.

Për të gjitha këto duhet thënë që të mos harrohen, sepse ka njerëz që duan të bëjnë propagandë të zezë si puna e këtij Halil Matoshit të Ramushit, i cili edhe këngët që përdoren në Kosovë, i shtrembëron si ajo kënga "Kur ta ktheva Kosovë shpinën lashë verë e gjeta dimër" që është këngë e atyre emigrantëve që dëboheshin nga Kosova. Por ky e bën sikur e gjeti dimrin në Shqipëri, kur Shqipëria i priti mesa kishin mundësi dhe për këtë janë prova kujtimet e tyre.

Shqipëria ka sakrifikuar për Kosovën më shumë se çdo shtet europian në raport me fuqinë e saj, me pasurinë e saj se çdo shtet tjetër europian që ka pasur territore jashtë kufijve me popullsi që i përket kombit të vet.

Shqipëria nga Konferenca e Londrës nuk ka dalë me 27 748 km katëror, ka dalë me rreth 32 mijë km dhe 2 mijë e ca km Shqipëria i ka humbur pas 1913, në vitet 20-21 kur diskutohej të hyntë në Lidhjen e Kombeve dhe të merrte pavarësinë zyrtare. Sepse fuqitë e mëmdha pavarësinë Shqipërisë ia kanë njohur në 1921.

Por Shqipëria duke shërbyer për bazë për Luftën Çlirimtare të Shqiptarëve të Kosovës në atë kohë, bëri që Jugosllavia të përfitonte për të pushtuar territore përgjatë kufirit me atë që e quante vijë strategjike. Dmth Beogradi i thoshtë fuqive të mëdha që meqë shteti shqiptar përdoret si bazë për rebelët për të depërtuar në Kosovë atëherë unë do pushtoj një vijë përgjatë kufirit që të kontrollojë këto flukse. Kjo bëri që serbët të pushtojnë diku mes 1/5-1/6 të territorit shqiptar dhe kur u mbyll kjo histori u bë një kompromis dhe Shqipëria ka dorëzuar deri afër 2 mijë km katëror në atë periudhë. Ka dokumenta për këtë dhe dokumenta të fuqive të mëdha, të Lidhjes së Kombeve, të shtetit shqiptar.

Kjo është një sakrificë që ka bërë shtetit shqiptar. Do thoni Lufta Çlirimtare e Kosovës duhej të bëhej. Po duhej të bëhej kur kishte mbështetjen e fuqive të mëdha sic u bë në 1998-1999, sepse në 1919-1922 kur Hasan Prishtina bënte kryengritje me Azem Galicën etj., nuk ishte mbështetja e fuqive të mëdha. Pra lufta shkonte dhe në dëm të Kosovës, se pse sillte spastrim por  shkonte edhe në dëm të Shqipërisë. Ka dhe sakrifica të tjera, por këto ishin më të rëndësishme.  


/Ora News.tv/