"Ju Flet Moska" - Çfarë e shkaktoi arratinë e të pasurve të Tiranës në ditët pas tërmetit

"Ju Flet Moska" - Çfarë e shkaktoi arratinë e të

Emisioni “Ju Flet Moska” në RTV Ora evidentoi ditën e sotme largimin e popullsisë sidomos të shtresës së pasur, nga kryeqyteti si pasojë të tërmetit të 26 nëntorit.

Në analizën që gazetari Kastriot Myftaraj bën, kjo shtresë e popullsisë i druhej një goditjeje tjetër të rëndë tërmeti që do të sillte pasoja akoma më shkatërrimtare.

Kastriot Myftaraj: Një dukuri e çuditshme ka ndodhur këtu në kryeqytet në ditët pas tërmetit të madh. U vu re një ikje e asaj që quhet shtresa e pasur e kryeqytetit që është dhe njëkohësisht, pothuajse e gjithë shtresa e pasur e vendit pasi Tirana për nga numri i popullsisë që ka, pesha që zë në ekonominë e vendit është shumë e rëndësishme se sa në shumë vende të tjera, ku kryeqyteti mund të ketë një peshë më të moderuar. Dhe ka qënë një ikje e beftë. Në pjesën më të madhe jashtë shtetit. Nuk ka qenë pasojë e frikës nga tërmeti sepse këta njerëz jetojnë përgjithësisht në vila ose në lagje residenciale me apartamente që gjenden në pallate shumë të sigurt. Aeroporti i Tiranës, “Nënë Tereza” një nga kanalet kryesore të kësaj ikje. Nuk është se popullsinë e zuri paniku nga tërmeti, këta njerëz. Ata kanë frikë nga diçka tjetër. Kanë frikë nga pasojat që do të krijoheshin nëse do të ndodhte një tërmet tjetër shkatërrimtar disa ditë pas këtij. Ndërsa tani kanë filluar të kthehen tani që nuk ndodhi. Nuk e kishin hallin te siguria e familjeve të tyre. Ato ishin të sigurta në banesat ku ishin dhe ku janë. E kishin problemin diku tjetër. Këta e dinin shumë mirë se nëse ndodhte një tërmet tjetër më shkatërrimtar, do të shembej i gjithë sistemi shoqëror që u garanton sigurinë atyre. Do të shembej rendi publik, në kuptimin që kur ndodh një tërmet i madh prish gjithë.

Për të mësuar analizën e plotë shihni videon e emisionit të plotë

EMISIONET