"Ju flet Moska"-Asambleja Kushtetuese, zgjidhja e krizës politike brenda sistemit

"Ju flet Moska"-Asambleja Kushtetuese, zgjidhja e krizës politike

Emisioni "Ju flet Moska" nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora kishte në fokus të analizës së tij vendimin e fundit të opozitës së bashkuar për tu ulur në tryezën për reformën zgjedhore.

Kastriot Myftaraj: Ajo që ka ndodhur me politikën në Shqipëri mund të krahasohet me përmasa të zvogëluara me një kastrofë kozmike. Kur them këtë kam parasysh që trupat kozmikë ecin në orbita. Kur këto trupa qiellorë dalin jashtë orbitës, shndërrohen në forca shkatërruese të sistemit.

Opozita në Shqipëri, PD-LSI dhe aleatët e tyre duke djegur mandatet praktikisht doli nga orbita parlamentare dhe në këtë rast ose duhet të krijonte një sistem të ri, pra të ndryshonte sistemi aktual parlamentare, të gjente një zgjidhje të re, ose duhet të shndërrohej në forcë shkatërruese.

Shenjat e para u vunë re që opozita të ishte forcë shkatërruese e sistemit, me protesta, mosmarrja pjesë në zgjedhje. Edhe shfuqizimi i dekretit të presidentit ishte përsëri një shtysë, një ndihmë për opozitën në këtë aventurë jashtë sistemit. Tani ironia është se opozita që kishte thënë se nuk do ti nënshtrohej sistemit nga i cili doli, presionit të ndërkombëtarëve. Në fakt i është nënshtruar pas disa muajsh rezistence dhe tani po kërkon të kthehet brenda orbitës.

Kapitullimit të saj po i vë një titull të madh, "Platformë kombëtare për daljen e vendit nga kriza". Por opozita mandat-djegur nuk do të jetë aktor në gjitha këto ndryshime dhe kjo ka rëndësi të madhe. Ka një zgjidhje që opozita të jetë përsëri brenda sitemit në mënyrë alternative, të gjitha këto ndryshime të bëhen me një Asamble Kushtetuese.

Më mirë të bëhet një Kushtetutë e re me Asamble Kushtetuese dhe pastaj Asambleja Kushtetuese mund të kthehet në Kuvend. Në Shqipëri ka ndodhur tre herë.

EMISIONET