Me rastin e 75 vjetorit të përkujtimit të holokaustit, kjo ngjarje u vendos në fokus të emisionit "Ju Flet Moska" në RTV Ora ditën e sotme.

Në analizën që bën gazetari Kastirot Myftaraj, ai thotë se vendosja e kësaj date e ndërlikon historinë e kësaj ngjarje.

Kastriot Myftaraj:  Sot është 27 janari, dita e kujtesës së holokaustit, vrasjes së 6 milion hebrenjve nga nazistët gjatë kohës së Luftës së Dytë Botërore. Njerëzit, pavarësisht nëse janë pak të arsimuar apo jo, kanë halle ose jo, janë kureshtarë të mësojnë për historinë. Është një ngjarje për të cilënj është folur shumë, në shifra më të mëdha ka bërë komunizmi, por kjo ndodhi ndaj një populli të vetëm. 27 janar është një test se si e kuptojmë historinë, më bën përshtypje një fakt. Në këtë ngjarje kaq të qartë është lënë për kutjim data kur u zbulua një kamp nga ushtria e kuqe. Sikur u bëhet një lloj koncesioni atyre mohuesve. Sepse kjo është një nga ato ngjarje që nuk ke nevojë të provosh asgjë. Mohuesit e holokaustit duan të provojnë detajet.  Asgjësimi në masë nga Adolf hitleri filloi në vitin 1942. Ne shpesh kemi prirjen për ta ndërlikuar historinë, dhe kemi vendosur një datë përkujtimi, datën kur është zbuluar për herë të parë një kamp përqëndrimi nga ushtria sovjetike. Nuk ka pse tu bëhet një tribut mohuesve të holokaustit duke vendosur këtë datë.

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë:

/Ora News.tv/