"Ju flet Moska"- 2020: Çfarë presim. Ç'na pret?

Viti 2019 po mbyllet dhe një vit i ri na pret! Kastriot Myftaraj në emisionin e tij "Ju flet Moska" ka bërë një parashikim se çfarë në pret në Vitin e Ri 2020. Një vit plot me pikëpyetje!

Kastriot Myftaraj: Shqiptarët presin përmirësim të jetesës, presin ulje çmimesh, rritje pagash, presin përmirësim të kontrollit të ushqimeve, të sigurisë së mjedisit. Presin përmirësim të kontrollit për ndotjen!

Presin përmirësim të shërbimit shëndetësor, të shërbimit publik.

Kemi një Shqipëri të dytë që mbahet me shërbime private.

Duan dhe sigurinë fizike, rendin publik.

Presin dhe shpresojnë, nga i presin?

Vendimet i ka politika, pra i presin nga politika, nga një pjesë e saj që është pushteti.

I presin nga njeriu më i fuqishëm në Shqipëri që sot është Edi Rama.

Presin që ajo pjesë e shqiptarëve që shpresojnë, presin që këto nismat si mini sherngeni të japin sukses.

Presin që tu përmirësojë jetën ky bashkimi i Ballkanit Perëndimor, megjithëse një pjesë e shikojnë si Jugosllavia të re.

Presin që nga kjo nismë të përmirësohet jetesa.

Viti 2020 do jetë provë për këtë.

2020 është viti i 7-të, madje meqë zgjedhjet mbahen në mes të vitit është gjysma e vitit të 7-të dhe gjysma e vitit të 8-të të mandatit të dytë.

Presin shumë shqiptarët nga politike brendshme dhe e jashtme.

Por, në përfundim të këtij viti do të shohim sa u justifikuan këto pritshmëri.

Megjithatë mund të them që tani çfarë na pret.

Premtimet e të dëmtuarave nga tërmeti janë shkelur që tani. Një tjetër gjë që na pret është se drejtësia e re, lufta kundër korrupsionit e nisur me entuziazëm të jashtëm, me reformën në drejtësi ka degraduar me strukturat e saj që u kthyen në legjendë, SPAK dhe BKH.

EMISIONET