Tirona kryeqyteti i Shqipërisë është shkatërruar këto 30 vjet në mënyrë të pakthyeshme si identitet trashëgimie kulturore-historike. As regjimi komunist për 45 vjet, nuk arriti të bëjë një shkatërrim të tillë të gjithë infrastrukturës urbane dhe trashëgimisë historike të qytetit të Tiranës.

U shkatërruan lulishte! U shkatërruan vila që tregonin fillimet e këtij qyteti! U shkatërruan institucione të shtetit shqipëtar dhe të kulturës dhe artit! U shkatërrua përfundimisht struktura e bulevardit Tiranës nga Universiteti tek ish Stacioni Trenit si gjëja më e bukur e Tiranës! U shkatërrua në mënyrë të pakthyeshme sheshi kryesor i kryeqytetit sëbashku me lulishten, sheshi Skëndërbe, duke e prishur të gjithë strukturën e bulevardit dhe anën urbane të qëndrës.

Në këto 30 vjet të demo(n) kracisë shqiptare, Berisha dhe Rama kanë kontrolluar Tiranën si kryeministra dhe Bashkinë e Tiranës me kryetarët e tyre. Rama si kryetar bashkie i Tiranës për 11 vjet, si kryeministër shtatë vjet. Erion Veliaj si kryetar bashkie 5 vjet. Sali Berisha pesë vjet si president dhe tetë si kryeministër. Kryetarët e ti, j Sali Kelmendi, Albert Brojka, Lulzim Basha, sëbashku 12 vjet. Të gjithë këta janë përgjegjës kryesorë pë shaktërrimin e Tiranës. Në 100 vjetorin e krijimit të saj, Tirana nuk ruan asgjë nga fizionomia e krijimit të qytetit.

Janë shëmbur dhe rrënuar dhe janë në rrënim objekte që nuk mund ti kthehen më Tiranës, si për nga vlerat e fillimeve të ketij qyteti edhe për nga trashëgimia kulturore-historike por edhe nga bukuria arkitektonike.

1. Stadiumi Kombëtar u shkatërrua për të ngritur përbindëshin Ramakuq e Zi. Ky stadium jo vetëm që ishte një bukuri në vetvete por ishte I konceptuar si pjesë e gjithë ansamblit të Universitetit. Tashmë e pakthyeshme.

2. U shkatërrua lulishtja e Lidhjes Shkrimtarëve dhe Artistëve nga Sali Berisha me Sali Kelmendin për të ngritur pallatin e Kelmendit

3. U shkatërruan vilat e bllokut që ishin të privatëve dhe jo të bllokistëve. Një oaz shumë bukur dhe jo më kot bllokistët e birosë zgjodhën atë lagje! E shkatërroi Sali Berisha me lejet e Albert Brojkës për pallate. Ato vila që kanë mbetur duken si qenefe në fund të oborrit të shtëpiave të vjetra të Tironës.

4. U ndërtuan dy kullat në krah të ish Komitetit Qëndror sot Selia e Kuvendit, duke i prishur të gjithë kuotat e bulevardit që edhe regjimi komunist e ruajti me ngritjen e KQ kuotën dhe arkietkturën te ngjashme me ministritë.

5. U shkatërrua Kinema 17 Nëntori nga mafia RamaTirana.

6. U shkatërrua Bar Sahati për të hapur një gropë gjigane në themelet e Sahatit, që pasi të ndërtohet godina gjigande në skaj, Sahati do të duket si bibilush në një trup gallof. Prap Tirana Rama.

7. U shkatërrua Kinema Partizani. Prap nga mafia TiranaRama
8. U shkatërrua lulishtja e Kuvendit duke prishur gjithë harmoninë e zonës nga Teatri-Pallati Mbretëror, Kuvendi-Sarajet. Duke ngritur qëndrën e biznesit Toptani. Për këtë nuk duhet fajësuar as RamaTirana, as Lali Eri, këtu është një nga ata që ka kontribuar në shkatërrimin e Tiranës me lejet që ka marrë me këta kriminelë të shkatërrimit të Tiranës, duke i shërbyer qeverive të radhës, Berishës, Nanos, Ramës me Opinion, i cili, bënë moral për prishjen e Tironës së Nonës, por ky vetë është bashkëautor në krim në shkatërrimin e Tiranës, Blendi Fevziu ! Dallkauku numër një që noton si Koran në ujrat e qeverive në bashkëpunim me oligarkët finaciar te pastrimit sëbashku me Aleksandër Frangaj. Kjo është media sot si pushtet me pushtetin e krimit.

9. U shkatërrua Stacioni Trenit nga Rama-Eri. I vetmi kryeqytet në botë pa stacion treni se nuk kemi nevojë për trena!!! Në Europë do të shkojmë me karrocë me guzhunieta.

10. Shkatërruam Muzeun e shkencave Natyrore nga mafia Tirana Rama.

11. Lulishten ne krah të kryeministrise ku ngritëm hotelin Rogner nje katastrofe nga SaliTirana

12. Hotel Vjosa dhe gjithë shtëpiat e rrugës së Dibrës nga Rama-Eri

Mund të vazhdojmë pafund me objekte të shkatërimit historik-kulturor të Tiranës dhe prishjen e strukturës urbane, ku Tirana, sot është kthyer një tmerr për të jetuar. Nuk lane oborre në mes pallateve pa shkatërruar, si ai pallateve të Shallvareve! Në mes të pallateve tek Banka Shtetit! Fusha zezë tek Martaniteti Tiranës! Fusha tek shkolla 11 Janari! Aneksi I Stadiumit Kombëtar ku ka ngritur pallatet Sandër Frangaj, klienti i gjithë qeverive! Nuk janë vetëm këto, kanë shkatërruar të gjithë Shqipërinë. Bregdetin, lumenjtë me TECE me çaplimin e pronave shtetërore dhe ato private nga mafia politike e këtij tranzicioni.

Në fund RamaTirana i vuri vulën që nuk pjerdh më për njeri! As për Lulin që është gjatë gjithë kohës sikur merr valium! As për opozitën jashtë parlamentare dhe atë të përbrëndëshme parlamentare! As për Presidentin! As për median! As për shoqërinë kopile! As për një njeri. Këtë e tregoi me shëmbjen e Teatrit që është dhe fundi, jo vetëm i Tiranës, por edhe fundi i një shprese se Shqipëria mund të bëhet një vend me shtet të së drejtës dhe me demokraci për të jetuar me dinjitet.

Rama do të realizojë deri në fund objeksionin e tij për RamaTirana me trashëgimi historike-kulturore Shallvaret e dajë Spiro Kolekës.

Berisha, jo vetëm nuk ka bërë një investim për objektet e trashëgimisë kulturore-historike të Tiranës për ti mirëmbajtur, por i ka lënë në rrënim me qëllim dhe shumë i ka shkatërruar për të ngritur kullat Ulaj and Co Berisha, që tani bënë sikur do të flijohet në themelet e Teatrit, përse nuk e mirëmbajti, por e bëri telebingo?! Ku janë 6 milion dollar që janë dhënë nga qeveria greke në kohë të Berishës për Teatrin?! Me gjashtë milion ishte rikonstruktuar mrekullueshëm para 20 vjetësh dhe nuk mund ti thonte Rama sot fëmijë bastard.

Rama, tashmë po i jep dorën e fundit shkatërrimit të Tiranës.

Të dy sëbashku, këta, si vëllezërit siameze kanë treguar urrejtje të pa fund për Tironë dhe komuitetin tironc me atë ç’ka i kanë bërë Tironës, duke i zhdukur identitetin si shkatërim social, kulturor, urban, ndërtimor.

Këta që shkatërruan Tironën janë treguar shumë fanatik në ruajtjen e trashëgimisë së tyre. Berisha, për kullën e tij në Viçidol, ku janë tre shtëpi, nga këto dy të rrënuara, Saliu ka hedhur poshtë dhe e ka ndërtuar kullën e tij identik me të njëjtën strukturë gurë më gurë. Në Viçidol, sot jeton vetëm një banor me pushkë të gjatë, që është roja i kullës.

Rama, në anën tjetër, ka dhënë miliona Euro dhe ka një projekt special për restaurimin shtëpi për shtëpi të Vunoit të dajë Spiros, për ta bërë Vunoin identik ashtu siç ka qenë si trashëgimi kulturore-historike.

Por pse kjo urrejtje për Tiranën kryeqytetin e Shqipërisë?!! Tirana nuk është bastarde! Në të kundërt, êshtë fisnikëria, qytetaria, toleranca, mirësia që i hapën portat gjithkujtë me zemër e me sofër përpara. A meritonte Tirana këtë që i keni bërë ju të gjithë sëbashku, bij bastard të atdheut?!!

Zot! Pse gjuen me rrufe e lisa male kot?
Tradhëtarët na lanë pa atdhe!
Shkruante Vigani Veriut, At Gjergj Fishta, poeti ynë kombëtar

Ju bastardë na latë pa TIRONË.

/Ora News.tv/