Boks në ring, grushta dhe jashtë saj.

Dueli i titujve kampion për peshat e rënda njohu fituesin, me Anthony Joshua që mposhti me pikë mbajtësin e titujve, Andy Ruiz për t'i rrembyer titujt e WBA, WBO, IBO dhe IBF.

Anglezi ishte dukshëm superior ndaj kundërshtarit, duke rezultuar edhe triumfat në ring. Por, fitorja e anglezit ekzaltoi bashkëkombasit e tij, të cilët e festuan triumfin e Joshua në një mënyrë të çmendur. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, qindra tifozë dolën në rrugët e qytetit anglez, Newcastle duke brohoritur emrin e 30-vjeçarit.

Megjithatë, festimet nuk u mbyllen me kaq. Tifozët bllokuan qarkullimin e makinave si dhe shkatërruan dyqane e hodhën "knock-out" shumë persona në rrugë. Pamjet janë publikuar në rrjetin social "Facebook", duke bërë xhiron e rrjetit brenda pak sekondash.

/Ora News.tv/