'Joker' fiton Luanin e Artë

Festivali i Filmit i Venecias ka ulur siparin ndërsa Luani i Artë i shkoi filmit 'Joker', me aktor protagonist Joaquin Phoenix. Regjisori Todd Phillips i ka vendosur ngjarjet në fillim të viteve ’80 dhe zbulon sesi një kloun i varfër e i sëmurë mendor i bashkohet botës së krimit.

Filmi 'Joker', me aktor protagonist, Joaquin Phoenix, fitoi Luanin e Artë në Festivalin e Filmit të Venecias. Të shtunën e kaluar, kur filmi u shfaq premierë në qytetin italian mori një duartrokitje të gjashtë tetë minuta.

I drejtuar nga regjisori Todd Phillips, filmi zbulon përvojën e klounit të varfër e të sëmurë mendor Arthur Fleck, që vjen nga universi i Batmanit dhe i qaset botës së krimit. Ngjarjet e filmit janë vendosur në fillim të viteve ‘80 në qytetin Gotham.

Në veprën kinematografike luajnë gjithashtu Robert De Niro dhe Zazie Beetz.

Kritika e ka vlerësuar maksimalisht lojën e aktorit protagonist, ndërsa shumë parashikojnë se Phoenix do të jetë edhe fitues i çmimit Oscar.

Ndërkohë Çmimi i Madh i Jurisë dhe Luani i Argjendtë i shkoi bashkëprodhimit franko-italian të regjisorit Roman Polanski, "J'Accuse".


EMISIONET