Ministri britanik Boris Johnson tha sot se do të dëshironte të humbiste peshë gjatë vitit 2020, por shtoi se nuk nuk do të bëhet vegan për shkak se një gjë e tillë kërkon shumë përqëndrim dhe sakrifica.

Kështu atij do ti duhej të hiqte dorë nga konsumimi i djathit, gjë të cilën ai nuk e dëshiron.

"Unë po mendoja të bëhesha vegan në janar, por do të duhej shumë përqendrim. Unë i heq kapelen çdo vegani që mundet të jetë i tillë," tha Johnson në një intervistë me BBC, duke pranuar se ai dëshiron të humbasë disa kg gjatë këtij viti.

/Ora News.tv/