Boris Johnson ka paralajmëruar mbrëmë se bota nuk ka asnjë garanci se do gjendet një vaksinë për koronavirusin.

Kryeministri tha që ne mund të jetojmë me këtë sëmundje për një kohë të gjatë pavarësisht se Mbretëria e Bashkuar është në pararojë të përpjekjeve për ta mposhtur atë.

Sidoqoftë, këshilltari shkencor kryesor i qeverisë, Sir Patrick Vallance u shpreh më optimist, ai tha se do ishte i befasuar nëse nuk do gjendet një vaksinë.

Z. Johnson u shpreh në konferencën e përditshme për shtyp: Shpresoj, shpresoj, shpresoj se do të arrijmë të kemi një vaksinë që mund të mposhtë virusin. Unë po dëgjoj disa gjëra shumë inkurajuese nga ato që po ndodhin në Oksford për të gjetur një vaksinë."

Por mendoj se kjo nuk është aspak e garantuar. Unë kam të drejtë ta them këtë sepse kanë kaluar 18 vite dhe ne ende nuk kemi një vaksinë për Sars. Ajo që mund t'ju them është se Mbretëria e Bashkuar po bashkëpunon me ndërkombëtarët për të gjetur një vaksinë.

Kryeministri mendon se ne duhet të mësohemi dhe të përshtatemi me këtë sëmundje sepse mund të zgjasë për një kohë të gjatë.

“Ne duhet të bëhemi gjithnjë e më fleksibël, gjithnjë e më të shkathët, ndonjëherë më të zgjuar në mënyrën se si trajtojmë, jo vetëm këtë infeksion, por edhe infeksione potencialisht në të ardhmen”.

Në një deklaratë më herët Johnson u shpreh se qeveria duhej të planifikonjë një "skenar të rastit më të keq", nëse shkencëtarët nuk arrijnë të gjejnë një vaksinë.

"Është e qartë që e vetmja zgjidhje për koronavirusin është një vaksinë ose trajtim i bazuar në një ilaç. Ne shpresojmë por shpresa nuk është një plan. Një vaksinë ose trajtim mund të jetë më shumë se një vit larg. Në të vërtetë, në një skenar të rastit më të keq, ne kurrë nuk mund të gjejmë një vaksinë.

Pra plani ynë paraqet një situatë ku ne të gjithë duhet të bëhemi së bashku, të përgatitemi të pranojmë këtë virus mes nesh dhe të bëjmë të pamundurën për ta shmangur”.

/Ora News.tv/