John Shahu rrëmben zemrën e jurisë, shpallet New Artist në Këngën Magjike

Prurjet në kategorinë e të rinjve në Këngën Magjike kanë qenë mjaft interesante  këtë vit.

Megjithatë fituesi është vetëm një, John Shahu, i riu nga Korça i cili jeton në Australi prej vitesh.

Sapo prezantoi këngën e tij “Medicinë”, Shahu fitoi zemrat e të rinjve me zërin e tij dhe me sa duket edhe të jurisë, duke rrëmbyer çmimin New Artist.

Ndërkohë juria u dha statusin BIG edhe dy konkurentëve të tjerë në këtë kategori, Gerard Merdanit dhe Majlinda Çikaqit, të cilët vitin tjetër do të garojnë së bashku me BIG-ët e tjerë.


EMISIONET