Jo vetëm Sllovenia, Shqipëria "gjen" një rival modest për miqësore

Jo vetëm Sllovenia, Shqipëria "gjen" një rival modest

Shqipëria do të luaj 2 takime miqësore në muajin mars. 

Në këto kushte Federata Shqiptare e Futbollit ka kompletuar datat e lira nga UEFA për kombëtaret, pasi ka gjetur edhe kundërshtarin e dytë me të cilin kuqezinjtë e Edi Rejës do të matin forcat në teste miqësore. Kështu pas Sllovenisë, me të cilën është vendosur të luhet një takim miqësor më 30 mars në Itali, kundërshtari tjetër do të jenë modestët e San Marinos dhe sfida do të zhvillohet më 27 mars.

Ka qenë vetë Federata e San Marinos që ka zyrtarizuar marrëveshjen nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ndërsa trajneri Reja do të ketë mundësi të testojë shumë lojtarë në këto dy takime. Trajneri i kuqezinjve Edoardo Reja do ti shfrytëzoi këto takime miqësore për të konkluduar afrime të reja në ekipin kombëtar me qëllim për të nisur punë sa i takon eliminatoreve të botërorit 2022 që do të zhvillohet në Katar.

EMISIONET