Jo vetëm Fabregas, Monaco synon edhe ish-mbrojtësin e Realit

Jo vetëm Fabregas, Monaco synon edhe ish-mbrojtësin e Realit

Me një pjesë të parë për tu harruar, Monaco ka vendosur të ndryshojë fytytë në fazën e dytë të sezonit.

Skuadra nga principata ka vendosur të ndryshojë fatet e sezonit me dy blerje të mëdha,ku ëndërrat janë Cesc Fabregas dhe Pepe.

Pas marrjes së Naldo nga Schalke 04, francezët po kërkojnë të përforcojnë akoma dhe më shumë organikën dhe Fabregas e Pepe janë ato që bindin.

Spanjolli duket se ka luajtur takimin e fundit me fanellën e Chelsea përballë Nottingham, përballje që duhet ta harrojë sa më shpejt, pasi humbi një penallti.

Në krahun tjetër, ish-mbrojtësi i Realit është një agjent i lirë në këtë merkato, pas largimit nga Besiktas vetëm pak ditë më parë.

EMISIONET