"JO" shitjes së detit Greqisë, protesta e betimi tek varri i Skënderbeut
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Mars 2018, 15:30
Me mesazhin JO shitjes së detit Greqisë dhe në këmbë për Çamërinë përfaqësues të shoqërisë civile marshuan paraditen e sotme në qendër të qytetit.
Të pranishëm ishin edhe familjarë të Pëllumb Marnikollës i cili gjeti vdekjen në rrethana të paqarta në komisariatin e policisë në Athinë në vitin 20176.
Ata mbajtën në duar foto të Pëllumbit dhe kërkuan drejtësi.
Marshimi i tyre vijoi tek varri i Heroit Kombëtar Gjergj Kastrioti Skëndebeu për të betuar për flamur.