Jo armë për trupat ushtarakë në kufirin SHBA-Meksikë

Jo armë për trupat ushtarakë në kufirin SHBA-Meksikë

Sekretari i Mbrojtjes së SHBA, James Mattis është shprehur se policia ushtarake në kufirin me Meksikën nuk do armatoset dhe nuk do të ketë pushtetin për të kryer arrestime.

"Ata nuk do kenë armë në duart e tyre,"-tha Mattis për gazetarët të mërkurën.

Sekretari i Mbrojtjes tregoi se vendosja ushtarake përgjatë kufirit meksikan do ndihmonte në mbrojtjen e zyrtarëve aty nga kërcënimet e mundshme.

Një karvan prej pothuajse 3.000 emigrantësh nga Amerika Qendrore ka ardhur në qytetin kufitar meksikan të Tijuanës.

Ata thonë se po largohen nga përndjekja, varfëria dhe dhuna në vendet e tyre të Hondurasit, Guatemalës dhe El Salvadorit.

Por Presidenti Donald Trump e përshkroi karvanin e emigrantëve, që shpresojnë të kalojnë në SHBA, si një "pushtim" dhe kanë vendosur rreth 5.800 trupa në kufirin jugor për ti ndaluar.

EMISIONET