Jep betimin ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Philip Kosnett

Jep betimin ambasadori i ri amerikan në Kosovë. Philip Kosnett

Të martën, dha betimin ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett.

Ai u emërua nga presidenti Trump në muajin korrik për të zëvendësuar ambasadorin e deritashëm, Greg Delawie.

Zoti Kosnett gjatë karrierës së tij në Shërbimin e Jashtëm, ka punuar në tetë misione të Shteteve të Bashkuara në Evropë, Azi dhe Lindjen e Mesme si dhe në pozita të larta drejtuese në Departamentin e Shtetit.

Pjesa më e madhe e karrierës së zotit Kosnett ka qenë e përqendruar në bashkëpunimin ndërkombëtar të sigurisë dhe pajtimin politik.

Ai ka shërbyer si Zëvendës Shef Misioni në Uzbekistan dhe në Islandë; si dhe në pozita politike, politiko-ushtarake dhe ekonomike-tregtare në Afganistan, Irak, Holandë, Japoni dhe në Kosovë ku po kthehet pas 15 vitesh.


EMISIONET