Protestat "shpërthejnë" në të gjithë Shqipërinë

Protestat "shpërthejnë" në të gjithë

Shqipëria u paralizua për disa orë pasi protestat që përfshinë vendin nga jugu në veri kulmuan me bllokim të rrugëve kombëtare dhe djegien e gomave në qendër të Shkodrës.

Protestat të koordinuara në orar, ishin organizuar nga fermerë, përfaqësues të biznesit dhe qytetarë.

Në Durrës e Elbasan u bllokuan akset nacionale drejt Tiranës, ndërsa paralelisht edhe akset Vlorë-Levan e Korcë-Pogradec.

Me pankarta në duar e me jelëkë portokalli e të vërdhë, ata thanë  se Arsyet e protestës ishin kryesisht ekonomike, por kërkesa plotësisht politike: Ajo e largimit të Edi Ramës si kryeministër, të cilin e bëjnë përgjegjës për çmimin e lartë të naftës, energjisë dhe taksat

Për të njejtat çështje, banorët e kurbinit bllokuan edhe rrugën e Kombit.

Çmimi i karburantëve dhe mungesa e tregut për prodhimet bujqësore ishin arsyet pse fermerët e Korcës zbritën në protestë dhe bllokuan aksin kombëtar me Pogradecin.

Ndërsa mungesa e dëmshpërblimit ishte arsyeja kryesore e protestuesve në Fier, disa nga të cilët u zotuan se do ti bashkohen tubimeve në Tiranë në përkrahje të studentëve.

Ndërkohë një protestë kombëtare po organizohet në rrjetet sociale për në datën 15 dhjetor, ora 11:00.


Lezhë-Për rreth një orë  në Milot u bllokua Rruga e Kombit nga banorët e Kurbinit.


Vlorë-Ndërkohë protesta janë zhvilluar edhe në Vlorë, ku është bllokuar edhe autostrada Levan-Vlorë.

Fier-Infermierët protestojnë pasi kërkojnë rritje rrogash. Fermerët pasi nuk kanë marrë dëmshpërblimet e përmbytjeve. Naftëtarët protestojnë pasi nuk kanë marrë akoma statusin, ndërsa prindër e studentë kërkojnë ulejn e tarifave.


Edhe Shkodra në protestë kundër rritjes së çmimit të naftës, rritjes së taksave, por edhe për problamatika të tjera. Në shenjë revolte banorët kanë bllokuar rrugën duke djegur goma.



Në Korçë dhe Devoll, përveç rritjes së çmimit të karburantit fermerët kanë hedhur prodhimet bujqësore në tokë, si shenjë proteste për mos shitjen e prodhimeve të tyre. 


Durrës-Qytetarë të shumtë kanë bllokuar rrugën duke kundërshtuar çmimin e naftës.


Po ashtu protesta është thirrur të mbahet dhe të shtunën me 15 dhjetor, ora 11:00.

Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjenn 2.2 mijë persona, ndërsa 7.5 mijë të tjerë kanë shfaqur interes.

Një protestë e ngjashme, por lokale, u zhvillua një ditë më parë në Kavajë.


EMISIONET