Java e modës zhvendoset në burg

Në Javën e Modës në San Paulo sfiluan modelet më të mira me veshjet e stilistëve më me emër.

Por të mërkurën sfilata është zhvendosur në burg e sigurisë së lartë të Adriano Marrey. Të burgosurit sfiluan për të prezantuar koleksionin e rrobave të diznejuara nga stilistët, po ashtu të burgosur.

Oborri i burgut u kthye në një pasarelë ku u prezantuan koleksionet shumëngjyrëshe te punuara me grep.

Stilistët ishin ulur rreth mureve duke admiruar punën e njëri-tjetrit. Ndërsa disa të tjerë po përfundonin krijimet e tyre.

Stilistët vendosën që rrobat të kishin shumë ngjyra për të thyer ngjyrën gri të mureve të burgut.

Shfaqja e pazakontë ishte pjesë e një projekti për rehabilitimin e të burgosurve duke i mësuar ata të thurin me grep.

Programi është futur në burg prej tre vitesh dhe ishte ideja e stilistit brazilian Gustavo Silvestre.

Të burgosurve, që i bashkohen programit, i ulet dënimi me nga një ditë për çdo 12 orë kurs që bëjnë.

Shumë nga të burgosurit po vuajnë dënime për krime si trafikim droge apo vjedhje.






EMISIONET