Ekipi Kombëtar i Peshëngritjes nuk do të marrë pjesë në lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen në qytetin e Tarragonës në Spanjë.

Ky vendim i çuditshëm i ardhur nga vetë Kamitetit Olimpik Shqiptar ka nervozuar jashtë mase peshëngritësit Briken Calja dhe Erkan Qerimaj që kanë shpërthyer kundrejt KOKSH.

Dy peshëngritësit kanë shfrytëzuar rrjetin social për të "shfyrë" ndaj këtij vendimi.

Në statusin e tij në "Facebook" Calja shkruan:

"KOKSH-i ka prekur fundin e moralit. Vetëm kështu mund të përkufizohen deklaratat dhe vendimet e fundit të drejtuesve të saj .
Ndihem keq kur shikoj se në dorën e cilëve ka rënë ky Komitet Olimpik në emër të cilit bëhen deklarata nga më absurdet te nje president kukull mashtrues i klasit pare dhe sekretarit te perjetshem qe bejn cdo te keqe te mundshem ndaj sportit Shqiptar

Sa për kujtesë, Federata Botërore e Peshëngritjes ka dënuar 9 shtete por Shqipëria nuk bën pjesë në këtë listë.
Mbi ç'moral apo të drejtë merrni vendime për të përjashtuar Peshëngritjen nga Lojrat Mesdhetare duke i hequr Shqipërisë medalje të sigurta?!

Dua të rikujtoj që isha pjesmarrës në Lojrat Olimpike dhe Kampionatin Boteror nga ku nuk hasa asnjë pengesë pjesmarrjeje nga ana e Federatës Botërore dhe nga ku mora rezultatin më të mirë historik për Shqipërinë.

Aktualisht jam shpallur kampion absolut i trefishtë i Evropës dhe vendi i 5-t në rank Lojrash Olimpike. Kur veprime të tilla bëhen mbi sportistë elitarë, çmund të themi për më të rinjtë?

Por mesa duket kundërshtarët më të mëdhenj nuk qenkan ato me të cilët ndeshemi për të siguruar medalje për Shqipërinë por qenkan këta zotërinjtë tanë të cilët me anë të veprimeve apo mosveprimeve të tyre janë armiqtë më të mëdhenj të sportit të Peshëngritjes dhe kombit Shqiptar. Dua tju rikujtoj qe Peshngritja esht 1 Nder 6 Sportet qe ka Lind Olimpiaden e pare ne Athin 1896 gjithashtu qe ishin 4 peshngritsa qe jan vrare ne Mynih 1972 ..Ne rast te nje vendimi ekstrem kunder sportit nuk do jet e leht si e mendojn Koksh do ti shkojm deri ne fund me cdo kusht dhe cmim qoft dhe me Jeten tone"

Ndërkohë peshëngritësi shkodran, Erkand Qerimaj ka theksuar:

Cmenduri apo Skandal? Quajeni si te deshironi! Sekretari Komitetit Olimpik bashke me Presidentin e KOKSH perjashtojne pa te drejte peshngritjen nga Lojrat e Mesëdheut, nje vendim ky i pa bazuar ne asnje ligj shqiptar dhe nderkombetar! Edhe me absurd arsyetimi i tyre se meqe Federata Boterore ka denuar disa shtete ne po denojme tonet pa asnje arsye logjike, i duket e tepert te ngrejne Sportistet e Peshengritjes flamurin shqiptar ne Spanje!

 

Nje delegacion mbi 80 vetë qe po ti hedhesh nje sy pa pasur nevoj per kontroll te detajuar dalin se shume jane turista e shkojne per qef atje e pse jo me paret e taksapaguesve shqiptare. E meqe mu kujtuan abuzimet Drejtuesit te KOKSH-it do e meritonin nje kalim Vetingun per te pare sa kane abuzuar me fondet e bursat Olimpike mundin dhe djersen tone!

 

Si mendoni se duhet te veprojme ne kete situat ne sportistat qe na mohohet pjesmarrja ne Spanje, pa asnje ligj ku thote se ne duhet te denohemi, ku na mohohet e drejta e per te perfaqesuar kombin e per te ngritur flamurin shqiptar. Kto drejtues te KOKSH-it jan militantë te LSI”.

 


/Ora News.tv/