Japonia do shpërndajë ilaçin Avigan në vendet e tjera falas për trajtimin e koronavirusit

Japonia do shpërndajë ilaçin Avigan në vendet e tjera

“Qeveria japoneze po mendon të ofrojë Avigan falas për vendet e tjera që duan të përdorin këtë ilaçin për të trajtuar pacientët me koronavirus”, tha të Premten Sekretari kryesor i kabinetit, Yoshihide Suga.

"Rreth 30 vende kanë bërë kërkesa përmes kanaleve diplomatike japoneze për blerjen e Aviganit," tha Suga në një konferencë shtypi. "Ne po përpiqemi të sigurojmë sasinë e nevojshme falas për të gjitha vendet që e dëshirojnë atë”.

Ilaçi, i prodhuar nga një firma eFujifilm Holdings Corp, konsiderohet efektive për trajtimin e COVID-19.

"Ne synojmë të zgjerojmë studimet klinike mbi Avigan me vendet që dëshirojnë të bashkëpunojnë," tha zëdhënësi i lartë i qeverisë.

Kryeministri Shinzo Abe tha në një konferencë shtypi më 28 mars se qeveria do të nxisë zhvillimin e vaksinave dhe ilaçeve për të luftuar virusin që shkakton pneumoni.

Fujifilm Toyama Chemical Co tha të martën se ka filluar testimin klinik për të vlerësuar efikasitetin e Avigan, i cili njihet edhe si Favipiravir, për trajtimin e COVID-19.

Të enjten, ministria gjermane e shëndetësisë është shprehur se do të blejë tableta Avigan për pacientët me koronavirus.

Një studim në Universitetin Wuhan dhe institucione të tjera në Kinë ka treguar raste në të cilat Avigan ishte efektiv kundër koronavirusit të ri, veçanërisht për ata me simptoma të buta.

EMISIONET