Adnand Januzaj është një tjetër talent i futbollit shqiptar, që i ka thëhë "JO" kombëtares shqiptare. Kur pritej që zyrtarë të FSHF-së të takoheshin me të afërm të futbollistit të ri dhe të talentuar të Manchester United, me prejardhje nga Istogu i Kosovës, për t'i dhënë drejtimin e shumëpritur çështjes në fjalë, ka mbërritur edhe përgjigjia e babait të talentit 18-vjeçar. Abedin Januzaj, ka thënë një intervistë për mediat kosovare ku ka theksuar se për momentin djali i tij do të jetë tërësisht i përqëndruar te Manchester, ku duhet të rritet pofesionalisht, ndërkohë që për sa i takon angazhimit me ndonjë kombëtare, dera hapur është lënë vetëm për Belgjikën. "Askush nuk na ka ftuar nga Shqipëria deri tani. Kur të na thërrasin, do t'i refuzojmë", ka thënë ai duke shuar çdo shpresë që djali i tij në të ardhmen të mund të veshë fannellën e kombëtares sonë. Ndërsa më tej në intervistën e tij ai shtoi se: Kombëtarja e Belgjikës mbetet opsioni i vetëm për Adnanin", ka thënë babai i talentit. Mesfushori nga Kosova së fundmi ka fituar çmimin "Golden Ball" nga kompania "Adidas" për lojtarin e ri më të mirë në turneun "Blue Stars", që u organizua gjatë kësaj mesjave në Zyrih të Zvicrës. Në këtë event, i cili organizohet nga vetë FIFA, garojnë skuadrat ndër më cilësoret të botës ku ishte i pranishëm edhe talenti Januzi. Kujtojmë që Januzaj në Janar të vitit 2011, u transferua nga Anderlecht në Manchester pas insistimit të Sir Alex Ferguson. Ai menjëherë u bë një ndër lojtarët më të paguar të akademisë së "Djajve të Kuq" ndërsa shihet nga specialistët e futbollit si një lojtar që premton shumë për të ardhmen.

/Ora News.tv/